Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alarmi: Radoni, gazi radioaktiv që po vret Tiranën Empty Alarmi: Radoni, gazi radioaktiv që po vret Tiranën

Sat 22 Dec 2012 - 14:31
Alarmi: Radoni, gazi radioaktiv që po vret Tiranën Tirana2
Banorët e Tiranës gjenden nën kërcënimin e radoni (Rn222), një gaz radioaktiv i cili shkakton kancer në mushkëri. Alarmi është ngritur nga specialistët e shërbimit gjeologjik të cilët falë një fondi të Bankës Botërore prej 10 milionë lekësh të reja, kanë blerë aparatura që bëjnë matje më të zgjatura në kohë dhe kanë arritur në një përfundim shokues.

Sipas Prof. as. Safet Dogjani radoni në 30 për qind të sipërfaqes së Tiranës përbën kërcënim për banorët. Zona të riskut të lartë atë të Kodrës së Kuqe, Kinostudios, “21 Dhjetorit”, gropa e famshme e Sejdisë ndërsa zona e kuqe etiketohet ajo e parkut kombëtar në Dajt, ku niveli i prezencës së këtij gazi radioaktiv është regjistruar deri në 10 herë më shumë se parametrat e BE-së.

Dogjani thekson se duhen marrë menjëherë masa si izolimi i themeleve të ndërtesave për eliminimin e përhapjes së rrezatimit të Rn222, si dhe një rekomandim për modifikimin e objekteve ekzistuese që janë të ndërtuara në ato zona ku ky element radioaktiv është i përhapur./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi