Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Misteret e pavarësisë  Empty Misteret e pavarësisë

Tue 29 Nov 2011 - 23:18
Në ditën e festimeve të pavarësisë, shumë rrallë flitet për misteret historike të kësaj ngjarje që themeli kombin shqiptar. Emisioni i “Pasdites” në Top Channel u përpoq të hidhte pak dritë mbi këto fakte, ndihmuar nga një dokumentar i gazetares Beti Njuma dhe historianit Artan Lame. Siç dëshmoi Njuma në studio, “ndërtesa, me ballkonin e famshëm mbi të cilin u bë lajmërimi i pavarësisë nuk është më. Ndonëse në Vlorë është ndërtuar një ndërtesë përkujtimore, e vërteta nuk i rezistoi dot kohës. Mbledhja e 28 nëntorit zgjati nga mëngjesi, për disa orë të tëra dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. Së bashku me Ismailin, në ballkon kanë qenë edhe firmëtarët e tjerë, 40 në total”.Një tjetër fakt rreth të cilit nuk dimë pothuajse asgjë, është mënyra se si u krye rruga e delegatëve deri në Vlorë, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me planet e filmit “Nëntori i Dytë”. “Rruga nuk ka qenë e shpejtë dhe e lehtë si në film”, shprehet Njuma. “Folëm me një prej dy regjizorëve të filmit, me Kiço Blushi, i cili pranoi se për hir të kohs, detaje të rëndësishme janë ndryshuar. Përfaqësuesit fetarë, disa hoxhë dhe priftërinj, në film janë vënë si elemente dytësor, por s’ka ndodhur kështu, pasi ata kanë patur një rol aktiv dhe thelbësor. Nëntori dytë ka modifikuar rrugëtimin dhe mënyrën se si u bë ai. Në Shqipërinë e 99 viteve më parë s’ka patur rrugë. Myzeqeja ka qenë e përmbytur, shumica e të cilës ishte një kënetë dhe shumica e delegaëve s’kanë udhëtuar as me kuaj. Rruga e tyre është mundësuar nga karroca me qere, me karocat e familjeve të mëdha si Karaosmani. Pjesa më e madhe e firmëtarëve kanë qenë njerëz të moshuar, vetë Ismal Qemali ishte 68 vjeç dhe kishte vështirësi, ndonjëherë pamundësi fizike, për të përballuar 4-5 ditët nga Durrësi në Vlorë. Në rrugë detare, rruga mund të bëhej për vetëm 4-5 orë, por hapësira detare mbahej e pushtuar nga flota greke dhe kjo nuk ishte e mundur, kështu që ata u përballën me një udhëtim sfilitës, në kushte shumë të vështira atmosferike”.

Dokumentari i Njumës, fokusohet edhe në një dilemë tjetër të madhe të asaj dite. Kush është dora që shkroi aktin e pavarësisë. “Akti është nënshkruar 40 persona. Pas vitit 1945, pjesa më e madhe e firmëtarëve janë fshirë nga akti i pavarësis dhe fati që i përndoqi ishte i tmerrshëm. Shumica u arratisën ose u burgosën. Ndërsa njëri prej tyre, Lef Nosi, u pushkatua. Ismail Qemali, pa dyshim që nuk e shkroi. Ai ishte autoriteti që konceptonte deklaratën, por jo që shkruante. Takuam gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli dhe në bazë të teorisë së saj, vetëm Luigj Gurakugji mund ta ketë shkruar, për shkak të gjuhës shumë të kopsitur dhe të pastër që është përdorur e kaligrafisë tepër të rregullt. Ka patur teori se akti mund të jetë vepër e një tjetër firmëtari, e Mustafa Merlika Krujës. Megjithatë, At Zef Pllumi dhe një ekspert i kriminalistikës mbështesin përsëri versionin Gurakugji. Ne i dërguam ekspertit Estref Myftari kopiet e shkrimeve të Krujës dhe Gurakugjit. Pas ekzaminimit të kaligrafisë, edhe ai mbështet versionin se shkrimi është i Luigjit”, theksoi Njuma.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi