Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drama “Amadeus” Empty Drama “Amadeus”

Wed 30 Nov 2011 - 1:45


“Amadeus”, drama psikologjike që ka njohur sukses në skenat e mbarë botës, vjen në Teatrin Kombëtar me regji të Altin Bashës.

Vepra tregon historinë e Salierit dhe Amadeusit, të cilët luftojnë për të zënë vendin e dirigjentit të orkestrës në oborrin e mbretit Jozef II.

“Problemi i raportit universal mes talentit dhe mediokritetit është shoqërues i historisë së artit dhe kjo përbën interes për të gjithë ata që janë në botën e artit dhe spektatorëve gjithashtu”, shprehet regjizori Basha.

Në rolin e Salierit është aktori i njohur i skenës shqiptare, Fatos Sela. Jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme gjatë karrierës së tij, por duket se Salieri është një sfidë për aktorin e madh.

“Jam befasuar shumë kur Altin Basha më ofroi rolin dhe që në atë moment nuk kam fjetur më sepse ky personazh është shumë i vështirë, kërkon angazhim të madh artistik dhe kërkojnë parametra të lartë në mënyrë që të justifikosh veten”, thekson Sela.

Intriga, dashakeqësi dhe shumë vuajtje për Amadeusin nga miku i pretenduar Salier. Në veprën e shkruar nga Piter Shafer, rolin e Amadeusit regjizori ja ka besuar Marin Orhanasit.

“Të vjen keq që të shikosh një njeri që i ka kënduar shpirti çdo moment të jetës së tij të përfundojë në këtë pikë, kështu që përsa i përket rolit ka vështirësi sepse ndjek një kurbë jo të zakonshme. Hyn i lumtur dhe vdes pa asnjë kacidhe”, sqaron Orhanasi.

Një element tepër i veçantë i kësaj shfaqjeje është padyshim kostumografia. Për këtë detaj të rëndësishëm është kujdesur Ilirjana Basha.

Për regjizorin Basha, çelësi i suksesit qëndron tek aktorët e përzgjedhur për këtë vepër të madhe: “Janë nga breza të ndryshëm, por bashkohen nga pasioni i madh për teatrin. Kanë punuar me shumë përkushtim dhe janë impenjuar shumë. Besoj se kanë arritur një rezultat shumë të mirë dhe uroj që të njëjtën gjë të mendojë edhe publiku.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi