Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Anoreksia, drama e modelimit Empty Anoreksia, drama e modelimit

Sun 18 Sep 2011 - 13:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Thone qe bukuria vret. Ndodh edhe keshtu. Mania per te shkuar drejt perfeksionit fizik, u ka marre jeten shume modeleve ne karriere.


Anoreksia, drama e modelimit Thumbnail.php?file=anoreksia__drama_e_modelimit_851111065

Ende kemi ne vemendje francezen Izabelle Caro, e cila ishte vetem 28 vjec kur humbi jeten nga semundja e anoreksise. Ajo ishte nje kujtese per te bere jehone se anoreksia eshte shnderruar nje drame per modelingun sot. Ne vitin 2006, ishte braziliania Carolina Reston qe vdiq nga kjo semundje ne moshen 21-vjecare.

Te njejtin fat kane pasur edhe motrat modele nga Uruguaji, Luisel Ramos, 22 vjec dhe Eliana Ramos, 18 vjec. Jane me dhjetra modele sot qe vuajne nga anoreksia, e qe kercenohen seriozisht me jete edhe pse shumica e tyre nuk e pranojne faktin.

E pabesueshme, por nje prej tyre eshte edhe bukuroshja e Victoria’s Secret, modelja Candice Swanepoel.

Eshte deshira per te perfeksionuar linjat, apo presioni qe ushtron jeta mbi pasarela, e cila i ben shume vajza te vetesakrifikohen deri ne vdekje per suksesin e tyre?

Nje gje eshte e sigurt, te jesh mbi pasarele ndonjehere kerkoka edhe cmimin e jetes. E per fat te keq, ato qe gjenerojne mode e jane model per shume vajza, padashur behen nje shembull i rrezikshem per t’u ndjekur.

Kohet e fundit po degjojme shume shpesh te flitet per vdekje te adoleshenteve si pasoje e fiksimit per te pasur nje trup perfekt, te ngjashem me ate te modeleve. Ato i nenshtrohen dietave drastike, deri ne mohim te ushqimit, duke e cuar pavullnetshem veten drejt anoreksise.

Cfare eshte anoreksia, ajo semundje qe kercenon seriozisht jeten e qe padashur vishet me velin e se bukures, modes?

Sipas psikiaterve, anoreksia nervoze, apo mentale, eshte nje crregullim serioz.

Viktimat e saj mund te torturojne veten nga te pangrenet, deri ne vdekje, te fiksuar nga mendimi se duhet te jene elegante perfekte. Ato e arrijne kete, por duke semurur keq veten.

Disa nga simptomat e anoreksise jane: nderprerja e menstruacioneve, ulje e aktivitetit kardiak, te vjella, renie flokesh, rrathe te zinj nen sy, prishje e dhembeve. Dhe keto shfaqje mund te arrijne deri ne nje fund fatal nese nuk nderhyhet ne kohe.
INFOALBANIA


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi