Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çka ndodhë kur shefi është më i ri se ju Empty Çka ndodhë kur shefi është më i ri se ju

Wed 30 Nov 2011 - 14:36
Një situatë e tillë mund të ketë edhe përparësitë e veta, meqë sjell një bashkim të përvojës, mençurisë, ambicieve dhe energjisë.Mos e krahasoni shefin e ri me fëmijën tuaj, meqë gjëja e cila më së paku i duhet atij në punë, është një baba tjetër.Për shkak të një përzierjeje gjithnjë e më të madhe të gjeneratave në tregun e punës, 43% e të të punësuarve më të vjetër se 35 vjet për momentin kanë një shef më të ri se vetja e tyre, ka treguar studimi i bërë nga portali ‘careerbuilder.com’.Të punësuarit të cilët nga shefat e rinj dallohen edhe për nga sistemi i ndryshëm i vlerave, pranojnë se ekziston një vështirësi në komunikim si dhe me shumë zemërim i marrin urdhrat nga shefat e ri.

Por, një situatë e tillë mund të ketë edhe përparësitë e veta, meqë sjell një bashkim të përvojës, mençurisë, ambicieve dhe energjisë, gjë që mund të pasqyrohet pozitivisht në rezultatin e punës.

Meqë janë të detyruar që të bashkëpunojnë, si të rinjtë, po ashtu edhe më të moshuarit do të duhej që ta përshtatnin sjelljen e tyre.

Shefat e ri, qofshin ata të rinj për nga mosha, apo më të vjetër, shpesh nuk dinë se cilat aftësi i posedojnë punëtorët e tyre, prandaj nuk duhet që t’i fshehim aftësitë, përkundrazi.

Nëse ju jeni njëri ndër shefat e ri, atëherë tregoni respekt kur të bisedoni me punëtorët më të moshuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi