Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shefi i OKB-së: "Tirana, qytet i pasigurt" Empty Shefi i OKB-së: "Tirana, qytet i pasigurt"

Thu 4 Oct 2012 - 19:36
Në porosi thuhet se “rrëmbimet dhe vjedhjet në rrugë janë shtuar. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë vënë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Por, kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t'i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”.TIRANË - Shefi i sigurisë i stafit të OKB-së në Tiranë, me anë të një e-maili drejtuar personave përgjegjës në agjencitë e Kombeve të Bashkuara, por edhe atyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Banka Botërore, ka paralajmëruar që ata të këshillojnë stafin që të ketë kujdes në kryeqytetin shqiptar, duke e konsideruar një mjedis të pasigurt.

Zoltan Biro, në e-mailin e tij paralajmërues sjell në vëmendje rastin e fundit, kur një punonjëse e UNDP-së u grabit në rrugën 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Punonjësja nga stafi i UNDP-së u sulmua nga një 14-vjeçar, i cili i mori çantën me forcë dhe u largua.

Në porosi thuhet se “rrëmbimet dhe vjedhjet në rruge janë shtuar dhe ky nuk është incidenti i parë që i bëhet stafit të OKB-së. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë venë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Por, kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t'i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”, raporton TCH.

Kreu i sigurisë i kërkon stafit që të mos bëjnë rezistencë sepse mund të plagosen. Mes këshillave, Biro thotë që punonjësit të mos mbajnë sende me vlerë apo para kesh më shumë se nevojat ditore.

/TCH/Shekulli Online/M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi