Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Grabitën shtëpinë dhe magazinën, dy në pranga Empty Grabitën shtëpinë dhe magazinën, dy në pranga

Sat 3 Dec 2011 - 12:49
 Grabitën shtëpinë dhe magazinën, dy në pranga Pranga-2-300x225Vlorë, 3 dhjetor 2011, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë autor të dy grabitjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në këtë qytet. Grabitja e parë është bërë dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Shyqiri Refat Alliu, 55 vjeç banues në lagjen 24-Maj Vlorë, ka hyrë në ambientet e firmës “Dashi 2006” nga ku ka marrë një sasi prej 5 m³ lëndë drusore.

Pas sinjalizimit të policisë ka nisur dhe kërkimi i autorit. Në bazë të informacioneve, Policia ka arrestuar 55-veçarin. Alliu ja kishte shitur lëndën drusore personit me iniciale R. D., me një çmim prej 12.000 mijë lekë.

Ndërsa personi i dytë që është ndaluar është një adoleshtë i shpallur prej kohësh në kërkim. I riu me inicialet D. B., 16 vjeç lindur e banues në fshatin Dukat është ndalua dje rreth orës 22:00. Ai dyshohet të jetë autori i vjedhjes së banesës së qytetarit me inicialet P. J.. Kjo grabitje ka ndodhur më datë 22 nëntor 2011 në lagjen “Uji i Ftohtë”.

a.k/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi