Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sherif Merdanit i vjedhin makinën: "Më grabitën paratë e burgut" Empty Sherif Merdanit i vjedhin makinën: "Më grabitën paratë e burgut"

Tue 21 May 2013 - 19:08
Sherif Merdanit i vjedhin makinën: "Më grabitën paratë e burgut" Sherif-merdaniKëngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani, i kanë vjedhur makinën. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari, i cili ka bërë edhe kallëzimin në polici.

Makina e vjedhur është e tipit “Citroen Pikaso”, ngjyrë e zezë me targë TR 28 24 U, me vlerë 20 mijë euro.

Merdani tregon se makinën e kishte parkuar në zonën pranë shkollë “Dëshmorët e Lirisë”, ku edhe banon dhe tregon se një ditë para vjedhjes i kishin thyer gjamin e parë sepse djali kishte harruar brenda çelësin rezervë.

Këngëtari i prekur, në një prononcim për Neës24, i bëri thirrje hajdutëve që ti kthejnë makinën të cilën e ka blerë me shpërblimin e viteve të burgut të kryer gjatë diktaturës.

“Xhamin e vura sërish dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit (Laç) dhe pas ceremonisë e parkuam makinën ne territorin e shtëpisë dhe në mëngjes nuk e gjetëm më. Kjo ndodhi natën e së shtunës (18 Maj). Menjëherë vajta në Komisariatin nr. 2, ku bëra denoncimin. Deri tani ka vetëm dyshimi”, u shpreh këngëtari në një prononcim për “News24”.

Merdani u ka bërë thirrje grabitësve që t’ia kthejnë makinë pasi siç thotë ai i kanë vjedhur “rininë” pasi makinë e kishte blerë me lekët që mori si dëmshpërblim për 11 vitet e burgut gjatë sistemit totalitar.

“Dua të bëj një thirrje, atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ia fali jetën. Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut, më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë”, është shprehur Merdani.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi