Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gerta Mahmutaj: Pak kohe per dashuri Empty Gerta Mahmutaj: Pak kohe per dashuri

Sun 4 Dec 2011 - 23:17
Gerta Mahmutaj: Pak kohe per dashuri GretaAjo e ka për herë të parë pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nuk studion për muzikë, por është spikatur si talent i kësaj fushe në konkurset për zbulim të talenteve të reja.
E ka pasur ëndërr të jetë pjesë e festivalit të dhjetorit, aq më tepër që në këtë vit jubile, ku ai mbush 50 vjeç.
Është e kënaqur që do të këndojë e konkurrojë krah këngëtarëve me emër e peshë në historinë e këtij festivali, ku edhe Gerta pretendon të lërë gjurmët e saj në datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor në pallatin e kongreseve. Nuk ka shumë dalje në publik, por ka aq sa të mbahet mend.
Vitin e kaluar mori pjesë në “Kënga magjike” në një duhet më të vëllanë Klejtin, me të cilin ka një diferencë të madhe moshe. Titulli i këngës “Në ditar një dashuri”. Kljeti sapo kishte dalë nga një tjetër konkurs “Gjeniu i vogël” ku, ashtu si e motra vite më parë, ishte vlerësuar si një zë i veçantë i fëmijëve të atij edicioni.
Këtë herë Gerta është vetëm me një këngë që si autor kompozimi ka Flamur Shehun, ndërsa autore e tekstit është Rozana Radi. Do t’i këndojë dashurisë më të cilën kërkon të përcjellë një mesazh: duhet t’i lëmë kohë zemrës e mendjes që të dashurojë bukur.
Gerta, është hera e parë për ju që merrni pjesë në festivalin e këngës në RTSH. Si ndiheni?
Daljet në skenë gjithmonë shoqërohen me emocion dhe ky emocion është më i madh kur është hera e parë dhe kur këndohet drejtpërdrejt. Jam e lumtur, sepse pjesëmarrja ime në këtë festival është një hap i rëndësishëm.
Pse vendosët të merrnit pjesë?
Dëshirën e kam pasur gjithmonë, por në fakt ishte kompozitori i këngës Flamur Shahu i cili më ofroi një këngë të bukur e profesionale dhe kështu dëshira ime u realizua.
Kompozitorin e zgjodhët apo ju zgjodhi?
Zgjedhja ishte e kompozitorit. Ai e kishte menduar këtë bashkëpunim me mua dhe mua s’m’u desh të mendohesha gjatë, pasi ai është kompozitor mjaft i njohur në skenën shqiptare.
Sa kohë keni punuar për këtë këngë?
Kam kohë që punoj për të, sepse edhe fakti që do këndoj “live” më bën të jem më e përkushtuar.
Është baladë apo ritmike?
Është këngë ritmike dhe ka një temë dashurie.
Pse keni zgjedhur këtë stil?
Zgjedhja nuk ishte imja, por unë e pranova me kënaqësi.
Po teksti, me kë keni bashkëpunuar për tekstin?
Teksti është i Rozana Radit, të cilën gjej rastin ta falënderoj.
Për çfarë flet teksti dhe çfarë mesazhi do të përcjellë?
Teksti ka një temë dashurie. Një dashuri e cila ka jetuar me kohën dhe nuk ka mundur të harrohet. Dhe këshilla më e mirë e cila përcillet në formën e një mesazhi, është që duhet t’i lëmë kohë zemrës dhe mendjes për të dashuruar në mënyrën më të bukur.
Ju bën të ndiheni mirë kjo këngë?
Po, ndihem shumë mirë. Gjithmonë i kam pëlqyer këngët ritmike, pastaj fakti që kam kohë që punoj për të, ka bërë që ta përvetësoj shumë mirë.
Kujt ia keni treguar atë dhe çfarë komentesh keni marrë për këngën?
Kënga është dëgjuar nga pak veta, sepse edhe rregullat e festivalit nuk lejojnë që kënga të publikohet para daljes në skenë. Megjithatë, familja ime që e ka dëgjuar, e ka pëlqyer shumë.
Janë të shumtë ata këngëtarë që marrin pjesë në festivalin e RTSH-së duke synuar në këtë mënyrë Eurovizionin. Ju e ëndërroni?
Për mua, më e rëndësishmja është pjesëmarrja, dalja në natën finale, pse jo, edhe marrja e ndonjë çmimi të rëndësishëm. Por si çdo këngëtar tjetër, e kam synim timin.
Gerta, ju jeni një këngëtare që keni dalë dhe jeni spikatur në spektaklet për zbulim talentesh të reja. Si e ndjeni veten, si jeni rritur dhe keni ndryshuar profesionalisht?
Kam filluar të këndoj shumë e vogël, në moshën 8-vjeçare. Absolutisht që e kam vënë re rritjen time profesionale, sepse sa më shumë të punosh, aq me të mira janë dhe rezultatet. Ndihem shumë mirë, sepse mendoj se tashmë jam përshtatur me skenën.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më vëllanë tuaj, Klejtin, me të cilin keni realizuar një duet. Si jeni ndier gjatë këtij bashkëpunimi?
Siç e lartpërmenda, çdo dalje në skenë është një emocion shumë i madh. Por të këndosh me vëllanë tënd, është diçka e mrekullueshme, sepse edhe emocioni është i dyfishtë. Jam ndier e lumtur dhe njëkohësisht me shumë fat, pasi shumë pak veta kanë mundësinë ta provojnë.
Si është marrëdhënia juaj, ziheni, për çfarë?
Marrëdhënia me Klejtin është shumë e mirë. Edhe pse si çdo vëlla e motër, zënkat janë të pranishme, por e rëndësishme është që, edhe pse kemi shumë vite diferencë, shkojmë shumë mirë.
Na tregoni pak për vete, ditën tuaj?
Jam studente në vitin e parë për psikologji. Jam shumë e gëzuar për faktin që studioj për këtë profesion, sepse gjithmonë më ka pëlqyer të njoh personalitete të ndryshme njerëzish, të komunikoj me ta dhe, pse jo, t’i ndihmoj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi