Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Edhe Britania e Madhe, Austria e Holanda i thonë `JO` Serbisë Empty Edhe Britania e Madhe, Austria e Holanda i thonë `JO` Serbisë

Mon 5 Dec 2011 - 12:33
05.12.2011 | 08:44
Gjermania nuk është shteti i vetëm i fuqishëm i BE-së që do t’i thotë Jo Serbisë për ta fituar kandidaturën drejt familjes evropiane. The Guardian, prestigjiozja britanike shkruan se listës së vendeve i janë shtuar edhe Britania e Madhe, Austria e Holanda.

“Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën”, ka thënë ministri i jashtëm William Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin.

Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme. Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, The Guardian i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.

Portali Indeksonline sjell një pjesë të kësaj analize, që parashikon ditë të këqija për Ballkanin nëse Serbisë i mohohet statusi i vendit kandidat. “Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan” shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë. /express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi