Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rritet vlera e lekut ndaj euros Empty Rritet vlera e lekut ndaj euros

Mon 5 Dec 2011 - 12:44
29.11.2011 | 08:20
Gjatë muajit nëntor tendenca e kursit të këmbimit valutor ka ndryshuar drejtim në krahasim me dy muajt e mëparshëm, shtator-tetor. Leku ka fituar terren ndaj monedhave kryesore ndërkombëtare, kryesisht në nisje të javës së re.

Kështu sipas kursit të agjencive të këmbimit valutor në Shqipëri, monedha euro është këmbyer me 140,3 lekë.

Gjatë këtyre ditëve, monedha e përbashkët evropiane ka pësuar një rënie me 0,1 pikë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që nga fillimi i muajit nëntor, leku ka nisur të fitojë terren ndaj monedhave ndërkombëtare, kryesisht euros dhe dollarit.

Në ditët e para të nëntorit euro shitej me gati 142 lekë. Dita e sotme ka shënuar edhe një zhvlerësim të dollarit amerikan ndaj lekut shqiptar, duke u shitur me 105.3 lekë, në rënie me 0,2 pikë. Ndërkohë që kundrejt monedhës euro, dollari ka shënuar rritje, të paktën në dy muajt e fundit.

Humbja e besimit në tregjet ndërkombëtare ndaj aftësisë së Europës për zgjidhjen e krizës së borxhit në Eurozonë, ka ndryshuar çdo ditë raportin e këmbimit Euro/lekë, ku tendenca ka qenë në favor të monedhës shqiptare.

Kriza tashmë ka prekur ekonomitë më të mëdha të zonës euro e derisa të marrin udhë reformat në traktatin e BE për frenim të infektimit nga kriza e borxhit, monedha euro rrezikon, sipas ekspertëve, të zhvlerësohet edhe më tej, jo vetëm ndaj lekut por edhe ndaj pjesës tjetër të shportës ndërkombëtare.

Pothuajse gjatë gjithë sezonit veror dhe muajve të parë të vjeshtës, tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve të paqëndrueshme të kursit të këmbimit. /abcnews-express/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rritet vlera e lekut ndaj euros Empty Re: Rritet vlera e lekut ndaj euros

Mon 5 Dec 2011 - 12:55
Permiresohet... hoopaa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi