- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Dollari amerikan “bie”, euro rritet në 142 kundrejt lekut
Mon 6 Jun 2011 - 16:12
Në tregun vendas të këmbimit valutor, këtë fundjavë dollari amerikan ra deri në nivelin më të ulët të kursit ndaj lekut që prej fillimvitit 2011, ose shprehur ndryshe, në minimumin e 6 muajve të fundit. Një dollar është këmbyer sot me 97,30 lekë, kundrejt vlerës 99.10 lekë që u këmbye në fillimjavë. Analistët kanë parashikuar dobësim të mëtejshëm të dollarit, ndërsa disa prej tyre paralajmërojnë për kujdes, pasi ky dobësim mund të jetë edhe i përkohshëm. Ndërsa monedha e përbashkët europiane ka shënuar një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer me 142,30 lekë, në krahasim me 141.50 lekë që blihej të hënën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi