Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kursi i këmbimit, forcohet dollari, euro në presion rënie Empty Kursi i këmbimit, forcohet dollari, euro në presion rënie

Fri 15 Apr 2011 - 19:37
Në tregjet e valutave botërore euro ka shënuar ngritje deri kah gjysma e javës së kaluar dhe që nga atëherë ndodhet nën presion, për shkak të problemeve financiare të Portugalisë dhe paralajmërimeve të bankës qendrore amerikane se së shpejti do të ashpërsojë politikën monetare. Kursi i valutës evropiane ndaj dollarit amerikan ka shënuar rënie 0,78 për qind, në 1,4075 dollarë. Megjithatë, në raport me jenin japonez, çmimi i euros është rritur 0,21 për qind në 114,60 jenë. Edhe dollari është forcuar kundrejt jenit për 0,80 për qind, në 81,25 jenë.

Deri kah gjysma e javës së kaluar valuta evropiane ishte në rrugë të ngritjes. Duke iu falënderuar sinjaleve nga Banka qendrore evropiane për shtimin e kamatave kyçe në eurozonë, kursi i euros arriti në 1,4250 dollarë, më e larta në katër muajt e fundit.

Por, të mërkurën kryeministri portugez Hoze Sokrates dha dorëheqje për shkak se parlamenti refuzoi propozimin e tij për masat e kursimit. Kjo do të thellojë krizën e atjeshme financiare dhe se është gjithnjë e më e qartë se Portugalia do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, e cila do të kërkojë ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Vlerësohet se Portugalia ka nevojë për ndihmë prej 60 deri 80 miliardë euro, në mënyrë që të mbulojë borxhet financiare.

Për këtë arsye, agjencia “Standard & Poor's” ka ulur rejtingun e Portugalisë për dy shkallë, në BBB. Marrëveshja e drejtuesve të BE-së, pas takimit dyditor, për paketën e re të masave kundër krizës financiare, nuk ka ndikuar ndjeshëm në kursin e valutës evropiane, pasi që vendimi lidhur me shtimin e fondit për stabilizimin financiar është shtyrë.

Nga ana tjetër, mbështetje dollarit i është dhënë të premten përmes deklaratës së Çarls Ploser, kryetar i Fed-it në Filadelfia, se banka qendrore amerikane së shpejti do të mund të ashpërsojë politikat e saja monetare, në përpjekje për të thyer shkallën e inflacionit.

Në anën tjetër, kursi i jenit është stabilizuar në raport me dollarin, por edhe me valutat tjera më të rëndësishme botërore, pasi që investuesit frikësohen nga intervenimet e reja të bankave më të fuqishme botërore, të cilat para një jave kanë shitur jenin në treg, me qëllim të ndalimit të forcimit të mëtutjeshëm të valutës japoneze.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi