Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trashëgimitë kulturore e fetare janë vlera të Kosovës Empty Trashëgimitë kulturore e fetare janë vlera të Kosovës

Mon 5 Dec 2011 - 13:15
18.11.2011 | 07:59
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndroi të enjten në komunën e Prizrenit dhe vizitoi disa objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare, restaurimi dhe mbrojtja e të cilave bëhet me donacione nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, presidentja shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Chritopher Dell, dhe ministri i Kulturës, meli Krasniqi.

“Kemi ardhur t’i japim përkrahje mbrojtjes e përkujdesjes për monumentet tona kulturore, historike e fetare, të mbështesim një donacion që është dhënë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në kuadër të shumë ndihmave dhe të projekteve konkrete që miqtë tanë po i bëjnë në Kosovë”, tha presidentja gjatë fjalimit të saj në Teqen e Sheh Zades.

“Me këtë përkujdesje respektojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë”, e cila më pas vizitoi edhe kishën ortodokse të Shën Nikollës në Bogoshevc dhe hidrocentralin e vjetër të Prizrenit, që gjithashtu kanë marrë donacione nga Ambasada amerikane. “Me këtë vizitë simbolike unë, Presidentja e vendit, dëshiroj t’i inkurajojë të gjithë të vëmë në dispozicion gjithçka që është e nevojshme për ta nderuar dhe respektuar të kaluarën tonë. Kjo e kaluar e shprehur në vlerat arkitektonike, në trashëgiminë kulturore, në objektet e kultit, në objektet fetare është dëshmi se ndër shekuj ne jetuam bashkë dhe se kemi një histori e cila kryesisht është histori kulture e qytetërimi”.

“Në jetën tonë të përditshme ne ishim gjithmonë pranë njëri tjetrit, dhe përkatësia fetare ishte çështje përcaktimi, që respektohej dhe nderohej nga të gjithë sepse besimin në një Zot, në një Perëndi e forcon njeriun dhe i ka dhënë kuptim jetës së njeriut në të kaluarën si edhe sot”.

“Në vendin tonë, objektet e trashëgimisë kulturore e historike, si dhe objektet e trashëgimisë fetare, janë të mbrojtura me ligj. Ndërsa, për shkak të rrethanave të krijuara, objektet dhe monumentet e trashëgimisë ortodokse serbe në Kosovë janë të mbrojtura edhe me Pakon e Ahtisarit, por edhe me ligj të veçantë të miratuar në Kuvendin e Kosovës”.

“Si shoqëri, ne kemi traditë në ruajtjen e trashëgimisë sonë të veçantë, por që është edhe e përbashkët. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim dhe të përkrahim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare, nacionale dhe qytetare të secilit, sepse këto janë vlera që na forcojnë dhe përmes të cilave tregojmë respekt për të kaluarën dhe përcaktim të qartë për të ardhmen. Republika e Kosovës krenohet me qytetarinë e saj dhe me tolerancën fetare. Këto vlera ne do t’i forcojmë tutje, gjatë rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ndër të tjera presidentja Jahjaga. /telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi