Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk e organizuam ne protestën anti-gay, por antivlerat nuk janë vlera Empty Nuk e organizuam ne protestën anti-gay, por antivlerat nuk janë vlera

Tue 22 May 2012 - 3:27
Albina Hoxha Një ditë pas aktivitetit të shumëpërfolur të komunitetit LGBT në Tiranë, me rastin e 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Agron Hoxha Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, gjatë një interviste të shkurtër për Shekullin shpjegon arsyet se përse ky komunitet u shfaq hapur kundër këtij manifestimi. Por z.Hoxha mohoi që Komuniteti Mysliman të ketë organizuar anti-protestën në bulevardin “Dëshmorët eKombit”.
Z.Hoxha, pse Komuniteti Mysliman është kundër një manifestimi, që është në fund të fundit një e drejtë ligjore për cilindo individ apo komunitet?Ne jemi kundër fenomenit, jo kundër protestave të qytetarëve. Ruajtja e vlerave morale të shoqërisë, dhe të qelizës bazike të saj që është familja (në kuptimin klasik të saj), është një luftë e shenjtë, pa kompromis, për të gjithë ne, sepse është e vetmja mënyrë për të ruajtur vazhdimësinë e jetës njerëzore në tokë.



Por sipas jush, duhej ndaluar manifestimi i LGBT. A nuk do ishte një cenim i të drejtave të njeriut?

Po çfarë do të thonim ne, sikur njerëz të tjerë me prirje nga më ekstremet ( neo-nazistët, fashistët, ekstremistët e ndryshëm racistë apo fetarë, etj.), në emër të të drejtave të njeriut të grupohen dhe të mundohen të na ekspozojnë dhe servirin, në ambientet e pakta publike që kemi, mendimet dhe prirjet e tyre? Mendoj se moslejimi i aktiviteteve të tilla nuk është një cënim i të drejtave të njeriut, por organizime të tilla janë abuzim me lirinë dhe të drejtat e njeriut. Besoj se asnjë shqiptar normal nuk do të dëshironte të dilte ditën e sotme dorë për dore me fëmijët e tij në shesh dhe t’u shpjegojë atyre shkallën e “emancipimit” të shoqërisë sonë “moderne”. Morali i shoqërisë nuk duhet të cënohet.



Për këtë arsye organizuat një anti-protestë?

Nuk e kemi organizuar ne atë anti-protestë. Ne nuk organizojmë protesta. Atë e ka organizuar shoqëria civile. Përsëris: Komuniteti Mysliman nuk është organizatori i manifestimit kundër LGBT, nuk merremi me organizime të tilla. Ne jemi shprehur publikisht kundër fenomenit.



Cilat janë arsyet që jeni kundër?

Shfaqje të homoseksualitetit në publik cënojnë natyrën shoqërore dhe ajo që është më e rëndësishme, cënohet bërthama e shoqërisë që është familja. Ndaj ato duhet të kufizohen. E para, veprimet dhe tendencat e tyre janë në kundërshti të plotë me natyrën njerëzore, dhe me atë se si Zoti e ka krijuar njeriun. E dyta, ky është një fenomen rreptësisht i ndaluar në të gjitha besimet dhe fetë hyjnore. Feja Islame gjithashtu ndalon çdo lloj prirjeje apo fenomeni të tillë. E treta, është diametralisht e kundërt me normat bazë të moralit dhe traditës kulturore të shoqërisë shqiptare. Shfaqje të tilla janë antivlera që duan të na serviren si vlera. Janë një rrezik permanent për shëndetin mendor dhe fizik të rinisë në veçanti.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Nuk e organizuam ne protestën anti-gay, por antivlerat nuk janë vlera Empty Re: Nuk e organizuam ne protestën anti-gay, por antivlerat nuk janë vlera

Tue 22 May 2012 - 17:48



Për këtë arsye organizuat një anti-protestë?

Nuk e kemi organizuar ne atë anti-protestë. Ne nuk organizojmë protesta. Atë e ka organizuar shoqëria civile. Përsëris: Komuniteti Mysliman nuk është organizatori i manifestimit kundër LGBT, nuk merremi me organizime të tilla. Ne jemi shprehur publikisht kundër fenomenit.



Cilat janë arsyet që jeni kundër?

Shfaqje të homoseksualitetit në publik cënojnë natyrën shoqërore dhe ajo që është më e rëndësishme, cënohet bërthama e shoqërisë që është familja. Ndaj ato duhet të kufizohen. E para, veprimet dhe tendencat e tyre janë në kundërshti të plotë me natyrën njerëzore, dhe me atë se si Zoti e ka krijuar njeriun. E dyta, ky është një fenomen rreptësisht i ndaluar në të gjitha besimet dhe fetë hyjnore. Feja Islame gjithashtu ndalon çdo lloj prirjeje apo fenomeni të tillë. E treta, është diametralisht e kundërt me normat bazë të moralit dhe traditës kulturore të shoqërisë shqiptare. Shfaqje të tilla janë antivlera që duan të na serviren si vlera. Janë një rrezik permanent për shëndetin mendor dhe fizik të rinisë në veçanti.[/quote]


Fjali shum te bukura dhe dobiprurse..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi