Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Anjeza Branka: Jam Rebele, Jam Vetvetja Empty Anjeza Branka: Jam Rebele, Jam Vetvetja

Mon 5 Dec 2011 - 17:33
Anjeza Branka: Jam Rebele, Jam Vetvetja Anjeza-branka-002-jein-500-avip-300x166

/Albnews/-Anjeza Branka: “Pse nuk vendos te martohem me menaxherin tim”

Pas nje viti pauze rishfaqet me klip te titulluar «Je in», nje ironi ndaj meshkujve qe u pelqen te luajne interesantin kur ndihen te mikluar nga femrat. Anjeza Branka thote se nuk hyn te femrat qe bien pre e meshkujve te tille, perkundrazi. Por ne muzike i duhet te sjelle fenomenin e momentit. Tregon per jeten me djalin 4 vjec e gjysme dhe bashkejetesen e saj me te dashurin, dhe pse eshte kunder marteses.

Nje klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele qe rrezikon te beje aventura me motor. Pse kaq e eger?
Ne ate klip une jam vetvetja, qe do te thosha jo e eger, por me sakte e sigurt. Motorin ma ka mesuar im ate qe e vogel dhe thashe pse te mos beja nje klip te tille. Une kur bej nje klip, nuk shoh shume te imitoj Beyonce, Lady Gaga apo Rihanna, por preferoj te shfaqem me idete dhe stilin tim, keshtu qe edhe ne kete rast vendosa te shfaqem ne stilin rebel, qofte per nje sfide ndaj meshkujve, por edhe se ashtu jam ne te vertete.

Bie ne sy nje trup shume ne forme dhe i palestruar. Eshte e vertete qe kalon shume kohe me stervitje?
Kam gati nje vit qe nuk po bej stervitje dhe mendoj qe e kam gjenetik trupin ne forme. Realisht nuk mbaj asnje diete, perkundrazi ushqehem shume dhe me gjithcka, por leviz shume.

Tekstin e kenges se re e ke shkruar vete. Cfare ke dashur te thuash me vargjet?
Ne fakt, kjo eshte hera e trete qe une vendos t’i shkruaj vete vargjet e kenges sime, per faktin se duke e shkruar vete tekstin, kam mundesi ta shpreh sakte qellimin qe kam ne koke ne realizimin e nje kenge te caktuar. Kenga “Je in” me muzike te Adi Hiles, eshte nje fabul e frymezuar nga realiteti qe po jetojme. Ne vitin 2011 me duket se rolet femra-meshkuj jane bere pak te cuditshme. Ne nje lidhje meshkujt sot bejne interesantin, ndersa femra zgjedh te vuaje per mashkullin qe e shperfill. Do ta cilesoja kohen e femres se vuajtur ne dashuri, ndaj jo pa qellim refreni i kenges eshte nje ironi e paster ndaj meshkujve.

Meqe po flasim per marredhenien femer-mashkull, ti si nje vajze qe jeton ne boten e artisteve mendon se ne muzike ngrihet me shume ne kult qenia mashkull apo qenia femer sot?
(Qesh) Pyetje me vend. Une mendoj se keto kohe qe jetojme, ne mode jane meshkujt. Mendoj se u kendohet me shume atyre sesa femrave, po ashtu dhe ne arte te tjera, duket se dedikimet shkojne per ata. Jo po qellim une me kete kenge i drejohem nje mashkulli, pasi sot jane ata te favorizuar. Ne nje logjike proporcionale eshte mashkulli qe preferohet dhe ndiqet nga disa femra. Pra nese dikur lufta behej nga disa meshkuj per te fituar nje femer, sot ndodh e kunderta, disa femra kerkojne, ndjekin nje mashkull. Sic e thashe dhe me siper, ai ne keto raste ka luksin te beje interesantin, kur e kupton qe femra ndien per te.

Ti e ndien veten pjese e kesaj kategorie femrash, ne jeten reale si je?
Une per hir te se vertetes jam komplet ndryshe. Ne momentin qe nje mashkull me ben interesantin, une largohem direkt. Preferoj te zgjedh njeriun e sinqerte, ku bisedat behen hapur e jo lojen pa arsye.

Nderkohe qe ke deklaruar se je ne nje lidhje me menaxherin tend, si po shkon, jeni serish bashke?
Lidhja ime vazhdon, ndihem mire dhe e stabilizuar ne kete lidhje, perderisa asgje nuk ma cenon lirine dhe hapesirat qe me duhen per te bere jeten e nje artisteje.

Nje vit me pare u fol per nje martese mes jush, e keni ne planet tuaja?
Sa per martesen, ne vitin 2011 martesat nuk jane me ne mode. E nese do flisnim per njerezit qe kane nje jete plot angazhime, sic jane dhe artistet, mendoj se kemi shume kerkesa dhe jemi shume egoiste per ta institucionalizuar nje lidhje me martese. Duhet te jem 100 per qind e sigurt qe te vendos te martohem, pasi edhe sic po e shohim perdite, shume cifte martohen sot dhe ndahen neser. Une personalisht jam pro bashkejeteses dhe zgjedh te bashkejetoj, sepse vetem ajo eksperience te jep mundesine ta njohesh personin dhe te vendosesh nese ia vlen te martohesh apo jo.

Meqe jemi ne stine festivalesh, duket se je shkeputur nga pjesemarrja ne to…
Faktikisht kam dashur shume te marr pjese dhe te konkurroj, por s’kam gjetur ende nje kenge qe te me lere pa fjale. Kjo ka qene arsyeja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi