Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rebelë apo pjesë e turmës? Sekreti ndodhet në tru Empty Rebelë apo pjesë e turmës? Sekreti ndodhet në tru

Wed 22 Feb 2012 - 11:01
Rebelë apo pjesë e turmës? Sekreti ndodhet në tru 51595SHBA- Disa njerëz në jetën e tyre bëjnë revolucion, ndërsa të tjerët ndjekin turmën edhe kur duhet të porosisin një sanduiç. Është vetëm një çështje karakteri, apo rebelët si James Dean vetëm mund të lindin të tillë? Sipas shkencëtarëve mundësia e dytë është më e mundshme.

Të qenit kundër rrymës apo turmës sipas shkencëtarëve varet kryesisht nga sasia e materies gri, e pranishme në një rajon që quhet lëvore orbitofrontale në të dyja hemisferat cerebrale. Njerëzit që e kanë më të zmadhuar këtë pjesë janë më të prirur të dalin kundër rrymës dhe të bëjnë revolucion.

Studimi që tregon për këtë është botuar në Current Biology dhe mban firmën e kërkuesve të Universitetit të New Yorkut dhe atij të Londrës.

Në studim janë përfshirë 28 persona. Hulumtuesit kanë dashur të kuptojnë se cfarë i shtyn ata të zgjedhin njërën rrugë apo tjetrën, të jesh pjesë e grupit, apo t’i dalësh kundër.

"Aftësia për tu përshtatur me të tjerët dhe t'i përngjash atyre është një karakteristikë e rëndësishme sociale", thotë studiuesi Chris Frith.

Por kjo cilësi është e kontrolluar nga softwaret apo hardwaret e trurit? Me fjalë të tjera, është rezultat i përpunimit të informacionit apo është një tipar strukturor?

E pra, studimi arrin në konkluzionin se të paktën pjesërisht, përshtatshmëria sociale është një çështje e trurit.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi