Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

22 marsi 1992, 70 fotot e turmës së lirisë Empty 22 marsi 1992, 70 fotot e turmës së lirisë

Mon 25 Mar 2013 - 2:55
  • Në grup apo individualisht, shqiptarët në fotot e Gani Xhengos kërkojnë të njëjtën gjë të ndaluar. Tirana e vitit 1992 në imazhet bardhezi

22 marsi 1992, 70 fotot e turmës së lirisë Gani%20Xhengo%2018
Valeria Dedaj

-Vitet e tranzicionit sollën mes amullisë e kaosit dukuri të panjohura për shqiptarët. Etja për lirinë, për të ndaluarën manifestohej kryesisht me një pathos politik mbi sistemin e ri që njerëzit të gjithë e identifikonin me demokracinë. Ky diskutim mjaft popullor për vitet 1991-’92 në shoqërinë shqiptare vjen me fotografitë e Gani Xhengos. Është shenja e V-së formuar me dy gishtat lart me duar fëmijësh, burrash, grash, të papunësh. Xhengo e tregon këtë peizazh lirie ndër shqiptarë, me ekspozitën fotografike që është hapur dje, në Muzeun Historik Kombëtar “Pas një dimri të vështirë”. Kështu e quan Xhengo, fotoreporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Në 70 foto janë kapur të rinj duke brohoritur, bujq, shitës ambulantë që gjërat më të domosdoshme të ushqimit të përditshëm dhe higjienës, bukë, bulmet, i tregtojnë nëpër cepa rrugicash etj. Fotografitë e Xhengos vijnë si një reportazh mbi eksodin e madh shqiptar që pati për destinacion të parë, Italinë. Janë tre fotografi të anijes “Vlora” që niset nga Durrësi me 22 mijë njerëz, që zvarriten nëpër litarët e anijes. Më 22 mars 1992 subjekti i tij ndodhej në një tjetër pikë zhvillimi me mjaft interes për të si fotoreporter. Shqipëria ndodhej në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Prezantimi i Xhengos me Shqipërinë ka qenë i gjithanshëm. Ai e dëshmon atë që kishte parë dhe prekur me fotot e portreteve të njerëzve të thjeshtë, apo intelektualë. Kush në turmë e kush individualisht, të gjithë duken në kërkim të diçkaje të ndaluar për 45 vjet. Portretet që ka realizuar janë shqiptarët e varfër, gra dhe fëmijë të zhytur në skamjen e varfërisë. Histori vuajtjesh nga varfëria e tejskajshme. Kërkojmë portrete që i njohim. Ja Azem Hajdari, ish-deputet i Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, një nga ishthemeluesit e PD-së, Sali Berisha, që asokohe në krye të detyrës si lider i të djathtës etj. Mund të kuptohet fare lehtë nga fotografitë se gratë dhe fëmijët janë një subjekt i përcaktuar , sikur nëpërmjet tyre të arrish të kapsh atë që duhej, nëse po orientohej drejt ky ndërrim sistemesh. Që nga viti 1991 ai ka ndjekur shthurjen e shumë ëndrrave shqiptare. Aktualisht është duke punuar për albumin e tretë fotografik.

Zoti Xhengo, në ekspozitën “Rilindje në sheshin ''Skënderbej'' prezantoni 70 fotografi të realizuara në 22-23 marsin e vitit 1992. Përse zgjodhët t’i ekspozoni sot?

Sepse 22 marsi i vitit 1992 përkon me datën e demokracisë, me ditën e zgjedhjeve të lira. Kujtoj se ka qenë një ditë me atmosferë festive. Para selisë së partisë demokratike, asokohe në rrugën e Kavajës ka pasur shumë pjesëmarrje të njerëzve. Nëpërmjet reportazhit fotografik në 22 mars kam kurorëzuar ato lëvizje që kanë ndodhur më parë. Por me këtë ekspozitë kërkoj të tregoj historinë e zhvillimeve demokratike që nga dhjetori i vitit 1990, deri në 22 mars ‘92.

Pothuajse të gjitha fotografitë janë bardhë e zi...

Shumica qëkurse janë realizuar janë bërë bardhë e zi. Por mendoj se fotot historike bardhezi jo vetëm që janë më profesionale, por vlerësohen dhe më shumë. Sepse grafika krijon emocion, godet më tepër, kurse ngjyra nuk e jep atë shije që jep fotografia bardhë e zi.

Në pjesën e parë të ekspozitës ka dhe bunkerë, dyqane bulmeti, njerëz pas hekurave... Duken si fotografi të bëra gjatë sistemit komunist?

Janë rreth 20 fotografi që i përkasin periudhës së sistemit komunist. Sepse është mbajtur një qëndrim kritik. Pasi duhet të sillja para publikut imazhet e vështirësive që ka hasur shoqëria shqiptare para viteve ’90. Ka pasur një varfëri të madhe dhe një standard të ulët jetese që jo të gjithë e njohin. Mendoj se këto fotografi sot mund të përcjellin një mesazh të fortë. Për të bërë një krahasim të jetesës që ishte në Shqipëri para vitit 1990.

Sa e vështirë ka qenë për ju ajo periudhë?

Pavarësisht asaj që duket nga fotografitë që kam realizuar, ajo periudhë ka qenë e vështirë për shkak të izolimit me botën. Nuk të lejonin të lëvizje i lirë. Ose nuk të lejonin të krijoje në profesionin tënd pa të kontrolluar. Por ai regjim ka pasur dhe të mira. Sepse ka punuar për luftën kundër analfabetizmit. Kam një fotografi të universitetit dhe një të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Drin që tregojnë arritjet e atij sistemi. Por i hoqa nga ekspozita.

Përse i hoqët?

Sepse tematika e tyre nuk mund të qëndrojë me përmbajtjen e ekspozitës së sotme. Të them të drejtën kam kthyer mbrapsht 16 fotografi. Të cilat i kam hequr jo vetëm se nuk më mjaftonte vendi për t’i ekspozuar, por dhe sepse janë fotografi me ngjyra.

Një fëmijë që e mban në krah i ati me gishtat lartë formë V-je, para qendrës së votimit nr. 1. Çfarë simbolizon kjo foto pas 21 vitesh?

Ajo fotografi përfaqëson ditën e votimeve në qendrën nr, 1. sepse pas tërë atij strapacimi, më në fund erdhi dita që njerëzit të kenë të drejtën e votës së lirë. Teksa i ati i thotë vajzës së vogël të ngrejë gishtat në formë V-je. Unë kam bërë fotografinë. Sot kanë kaluar 21 vite. Nëse vogëlushja 2 që kam nxjerrë në fotografi ka qenë 3 vjeç, sot është 24. Mendoj se brezi i sotëm e ka të domosdoshme që të njohë historinë e vendit. Kam vënë re se ata kanë mangësi në këtë drejtim. Ata duhet të dinë si ka qenë 21 vite më parë. Ashtu siç duhet të njohin dhe historinë e periudhës së komunizmit, rilindjes etj. Kurse të rriturit duhet ta kujtojnë, ta vlerësojnë dhe ta gjykojnë sesi ka ndryshuar politikisht, apo ekonomikisht Shqipëria. Qoftë për mirë, qoftë për keq. Le të reflektojnë mbi ngjarjet që kanë ndodhur. Të gjithë e dinë se shqiptarët janë të pakënaqur nga politika e këtyre 20 viteve. Prandaj duhet të gjykojnë para se të votojnë në të ardhmen.

Duke parë njerëzit e fotografuar nga dritaret e autobusëve në ekspozitën tuaj. Duken të njëjtat imazhe që pashë sot nëpër rrugët e Tiranës. Shumë autobusë nga rrethet drejt një mitingu të organizuar nga PD-ja. Mendoni se vërtetë shqiptarët kanë ndryshuar?

Më lart jo më kot ju thashë se duhet të jemi realistë në gjykime. Ne si shqiptarë kemi pasur një trashëgimi varfërie të theksuar nga regjimi i kaluar. Dhe në këto 20 vite vazhdon të kemi një konflikt politik brenda vendit që po na lë në një varfëri të theksuar. Ne nuk duhet të merremi me të kaluarën, por duhet që t’i zgjidhim situatat me votë. Nuk besoj se ka qeveri të përsosur, por votimi mund të sjellë ndryshimin. Sepse ndryshimi është rilindje. Vota sjell ndryshimin që do. Nëse kemi kritikë për këtë qeveri duhet ta ndryshojmë.

Cila është fotografia që keni më përzemër?

Është e vështirë të zgjedh. Por mendoj se është fotografia e eksodit kur shqiptarët braktisën vendin e tyre për shkak të izolimit gjysmë shekullor. E bërë në Durrës. Mund të them se është një fotografi botërore. Është një foto e përdorur nga kompania italiane Beneton për reklamë pa të drejtë autori. Ka dhe shumë të tjera. Një fotografi që nuk e kam në ekspozitë tregon një pëllumb duke pirë ujë. Pëllumbi është simbol paqeje, kurse uji është bekimi i zotit. Këto dy elementë në atë fotografi janë kompozuar aq bukur sa e bëjnë fotografinë të jetë shumë artistike. Çfarë mund të thoni për fotografët e rinj? Mendoj se në Shqipëri ka shumë mundësi krijuese për një fotoreporter. Fotografitë që unë kam bërë kanë dimensionin e së përgjithshmes, por kanë dhe detaje. Një fotograf duhet të jetë i afirmuar në radhë të parë. Duhet të studiojë dhe të ketë një kulturë përpara se t’i hyjë këtij profesioni. Sepse fotografia përpara se t’i transmetojë tjetrit një mesazh është kulturë. Pastaj lind ideja, kompozimi, përzgjedhja etj. Në të gjitha këto pika së bashku, fotografi duhet të ndalet para se të realizojë një punë.

Jeni i kënaqur nga të ardhurat që keni fituar nga ky profesion?

Absolutisht jo. Puna ime, mundi im ka shkuar në dobi të shoqërisë, por jo në interesin tim. Dy albumet që kam realizuar janë shitur shumë pak. Aktualisht jetoj vetëm me pension. Të ardhurat e mia nuk të pasurojnë. Por jam shumë i kënaqur që me punën time i shërbej shoqërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi