Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konformist apo rebele? E vendos nje zone e trurit Empty Konformist apo rebele? E vendos nje zone e trurit

Fri 24 Feb 2012 - 20:35
Disa prej nesh shkojne gjithmone kunder rrymes, jane te padurueshem ndaj bashkejetesave dhe 'jane kunder' per nga natyra, ndersa te tjeret mbeten ne kopene edhe ne situatat me banale.Eshte vetem nje ceshtje e karakterit qe na ben rebele apo konformist, apo eshte nje tipar karakteristik me te cilin vime ne jetePergjigja e sakte duket se eshte e dyta, sic ka arritur ne perfundim nje grup shkencetaresh pasi kane identifikuar ne tru nje zone qe vepron si nje 'spiun anatomik' i konformizmit.Tendenca per t'u dorezuar ndaj presioneve sociale dhe rendit sipas eksperteve varet ne nje mase te madhe nga sasia e materies gri (trurit) prezente ne nje zone te dy hemisferave, e quajtur levorja laterale orbitofrontale.Aftesia per t’u pershtatur te tjereve dhe per t’u lidhur eshte nje karakteristike e rendesishme sociale, shprehet Chris Frith, koordinatori i nje ekipinderkombetar. Por pyetja e studiuesve ishte: "Kjo cilesi eshte e kontrolluar nga software apo nga hardware i trurit? Me pak fjale, eshte rezultat i perpunimit te informacionit apo eshte nje tipar strukturor? E pra, nga studimi yne, vazhdon Frith, rezulton se, te pakten pjeserisht, konformiteti social eshte nje ceshtje e 'lavazhit' te trurit".

Per te kerkuar per nje indikator te mundshem qe mund te shpjegoje tendencen e nje personi ne perputhje me mendimet e te tjereve, shkencetaret kane 'marre masat' ne trurin e 28 vullnetareve, te rekrutuar per studim.

Per ta bere kete kane perdorur nje teknike te vecante te morfometrike, duke aplikuar imazhe 3D te perfituara me rezonance manjetike.
Paralelisht, per te shqyrtuar marreveshjen e subjekteve te ndryshme lidhur me idete e te tjereve, kane ftuar vullnetaret per te gjykuar 20 kenge para dhe pas vleresimeve te bera nga kritiket e muzikes profesionale. Ne fund te eksperimentit, studiuesit kane perfunduar se e vetmja mase anatomike e lidhur me nivelin e influencimit social te vullnetareve ishte volumi materies gri lokalizuar ne levoren laterale orbitofrontale te te dyjave hemisferave cerebrale.

Sipas autorit te pare te studimit Daniel Campbell-Meiklejohn "Hapet nje kapitull i ri me pasojat sociale te atrofise cerebrale dhe te zhvilimit cerebral. Shpesh, njerezit me demtim te zones cerebrale te identifikuar tregojne ndryshimet ne personalitet ose ne menyren qe nderveprojne me te tjeret”.

Ekspertet kane integruar rezultatet e testimit me ato te nje eksperimenti te meparshem dhe kane verejtur se 'madhesia' e zones cerebrale te identifikuar ka nje peshe edhe ne reagimet e pjesmarresve ne kritikat e shprehura nga te tjeret ne mendimet e tyre. Sipas shkencetareve, ky element sygjeron se 'zona e e konformitetit'ka nje rol kyc ne menaxhimin e konflikteve sociale.(E.A/infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi