Foshnjat që lindin të shurdhëra
Fri 9 Dec 2011 - 17:28
Shurdhëria tek foshnjat e sapolindura është një nga anomalitë më të shpeshta që haset në vendin tonë. Për herë të parë është kryer një depistim nga një organizate italiane në 4 maternitete kryesore dhe në harkun kohor 2 vjet e gjysmë, ne 34 mijë lindje kane rezultuar 70 bebe që kanë lindur të shurdhëra.
Sipas specialisteve shkaqet jane te shumta por problem mbetet neglizhenca e prinderve, per te rikuperuar ne kohe problemin.
"Rreth 70 përqind e tyre janë prej shkaqeve gjenetike, por ka edhe shkaqe prej infeksioneve të ndryshme që kalon nëna gjatë shtatzanisë. Ka disa medikamente që shkaktojnë demtim të dëgjueshmërisë. Prindërit nuk e besojnë që fëmija i sapolindur mund të ketë ketë problem dhe për shumë kohë nuk rikthehen pranë strukturave shëndetësore për të kryer ekzaminimet e shumta. Shpeshherë paraqiten me vonesë dhe është shumë vështirë për t'u rikuperuar", thotë Daniela Nika, koordinatore e projektit.
Ne projektin e nisur per depistimin e shurdherise, bebet e diagnostikuara jane pajisur edhe me protezen degjimore. Ministri i Shendetesie Petrit Vasili theksoi se do te vijojne me tej kete nisme per t'u ardhur ne ndihme bebeve dhe familjeve te tyre qe ndeshen me kete problem
"Eshtë vazhdimi i procedurave të diagnostikimit të hershëm. Beteja fitohet vetëm nëse në momentin e duhur, në kohën e duhur kemi diagnozën dhe mundësinë e ndërhyrjes. Shtimi i personelit ekspert është i domosdoshëm dhe kjo sfidë e nisur do të vazhdojë dhe nuk mund të ketë kthim prapra. Ambientet përkatëse kërkohen dhe do të vihen ne dispozicion", tha ministri Vasili.
Ne projektin 3-vjecar eshte trajnuar dhe personel mjeksor, si dhe eshte lene gati baze materiale per diagnostikimin e shpejte te ketij problemi.

Re: Foshnjat që lindin të shurdhëra
Sun 18 Dec 2011 - 17:01
Studimi, në Shqipëri po lindin foshnje me probleme në dëgjim
Numri i fëmijëve që lindin me probleme në dëgjim po shtohet edhe në vendin tonë. Nisur nga statistikat për Shqipërinë, në çdo 1000 lindje, rreth 3 fëmijë rezultojnë të jenë të shurdhër, ose thënë ndryshe 70 fëmijë në vit lindin me probleme në dëgjim. Kjo shifër për vendin tonë konsiderohet 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Pikërisht për një diagnostikim sa më të hershëm të kësaj anomalie, në Shqipëri prej dy vitesh po operon projekti italian MAGIS, i cili është shtrirë fillimisht në 4 maternitete të vendit tonë, Tiranë, Shkodër dhe Fier.
Specialistët
Daniela Nika përfaqësuese e këtij projekti theksoi se falë punës së mjekëve profesionistë po bëhet e mundur diagnoza e hershme e fëmijëve që nuk dëgjojnë në Shqipëri, si dhe integrimi social i tyre:”Rreth 70 për qind e tyre janë prej shkaqeve gjenetike, por ka edhe shkaqe prej infeksioneve të ndryshme që kalon nëna gjatë shtatzënisë. Ka disa medikamente që shkaktojnë dëmtim të dëgjueshmërisë. Prindërit nuk e besojnë që fëmija i sapolindur mund të ketë probleme dhe për shumë kohë nuk rikthehen pranë strukturave shëndetësore për të kryer ekzaminimet e shumta. Shpeshherë paraqiten me vonesë dhe është shumë vështirë për t’u rikuperuar.” Sipas specialisteve shkaqet janë të shumta por problem mbetet edhe neglizhenca e prindërve, për të rikuperuar në kohë problemin.
Vasili
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili përgëzoi punën e bërë nga projekti italian, ndërsa theksoi se në spitalet shqiptare duhet të shtohet personeli mjekësor i trajnuar posaçërisht për probleme të dëgjimit, si dhe të krijohet infrastruktura e duhur spitalore. “Eshtë vazhdimi i procedurave të diagnostikimit të hershëm. Beteja fitohet vetëm nëse në momentin e duhur, në kohën e duhur kemi diagnozën dhe mundësinë e ndërhyrjes. Shtimi i personelit ekspert është i domosdoshëm dhe kjo sfidë e nisur do të vazhdojë dhe nuk mund të ketë kthim prapra. Ambientet përkatëse kërkohen dhe do të vihen ne dispozicion”, tha ministri Vasili.
Ambasadori
Ndërsa ambasadori i ri i Italisë Massimo Gaiani, i emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, shënoi me këtë aktivitet daljen e tij të parë mediatike në vendin tonë, ndërsa ndau edhe eksperiencën personale sa i përket rasteve të fëmijëve që vuajnë me anomali në dëgjim. Më tej Gaiani siguroi se ky projekt në ndihmë të fëmijëve shqiptarë do të vijojë të zbatohet edhe në vitet në vazhdim. Fëmijët e diagnostikuar u protezuan falas nga MAGIS me aparate dëgjimi bashkëkohore. Gjithashtu u trajnuan rreth 35 mjekë nga profesorë italianë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi