Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Foshnjat që ushqehen me gji qajnë më shumë Empty Foshnjat që ushqehen me gji qajnë më shumë

Thu 12 Jan 2012 - 17:38
ANGLI- Nënat e reja duhet të mësojnë se është normale që fëmijët e tyre qajnë më shumë nëse ata ushqehen me gji.Një studim i realizuar në Britani, tregon se nervozizmi tek fëmijët është i natyrshëm kur ushqehen me qumështin e nënës, prandaj këto të fundit nuk duhet të tremben dhe të heqin dorë duke zgjedhur qumësht artificial.Departamenti i Shëndetësisë në Angli rekomandon që të paktën në 6 muajt e parë të lindjes fëmijët të ushqehen me gji.Sipas një artikulli të BBC, arsyeja më e shpeshtë e nënave që i heqin gjirin fëmijëve është se: “fëmija im nuk kënaqet vetëm me qumështin tim”, duke e perceptuar nervozizmin e foshnjave si sinjal negativ.
Nervozizmin e fëmijëvë që ushqehen me gji, specilistët e lidhin me nevojën që ata kanë për të komunikuar me nënën e tyre dhe nuk përbën aspak një alarm.

Në lidhje me qumështin e gatshëm, specialistët thonë se ai favorizon shtimin e shpejtë në peshë të fëmijëve. Eksperti Ken Ong thotë se : "qumështi i gatshëm mund t’ju duket nënave si i shëndetshëm, i pasur më vitamina, por me të foshnjat e tyre rrezikojnë të bëhen obezë”.

Në studim janë përfshirë 300 nëna, të cilat komentuan rreth temperamentit të fëmijëve të tyre. Nga këta 137 fëmijë ishin ushqyer me qumësht gjiri, 88 prej tyre ishin ushqyer vetëm me qumësht farmacie, ndërsa 91 edhe me qumësht gjiri edhe me qumësht farmacie Nga përshkrimi rezultoi se fëmijët e ushqyer me gji konsiderohen me temperament më të vështirë, ndërsa qajnë më shumë, por kjo sipas ekspertëve nuk i sjell asgjë të keqe.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi