AKEP, çdo shqiptar ka nga dy numra celulari
Sat 10 Dec 2011 - 14:35
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bën të ditur se deri në fund të 6-mujorit të parë 2011, numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në afërsisht 4.74 milionë, e cila përbën një normë penetrimi (numri i përdoruesve për 100 banorë) prej 148 për qind, publikon gazeta ‘Shqip’. Numri i përdoruesve celularë i referohet numrit të kartave SIM aktive dhe normat e larta të përdoruesve për 100 banorë shpjegohen nga mbajtja prej një individi e më shumë se 1 karte SIM si dhe prej përdorimit të kartave SIM nga vizitorët në një vend. Sipas kreut të AKEP, Pirro Xhixho, me të dhënat e fundit rezulton se të paktën çdo përdorues ka nga dy numra telefoni celular. “Numri i përdoruesve është rritur rreth 200 mijë përdorues më shumë, krahasuar me numrin e pajtimtarëve të fund vitit 2010”, saktëson raporti.
Struktura e përdoruesve celulare, në përdorues me parapagim dhe me pas-pagim (kontratë), vazhdon të jetë pothuajse e qëndrueshme dhe në 6-mujorin e parë 2011, ku numri i përdoruesve me kontrate në raport me numrin total të përdoruesve celulare, është afërsisht 8.6 për qind.

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: AKEP, çdo shqiptar ka nga dy numra celulari
Sat 10 Dec 2011 - 14:43
te vije akepi te mua ve durt ne koke te shohe sa nr kam une
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi