Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çdo familje shqiptare ka 7 numra celularë Empty Çdo familje shqiptare ka 7 numra celularë

Wed 18 Apr 2012 - 17:56
Nga Ilir Beqja A është një arritje për tu mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë? A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë? A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare? Është e vështirë për të bërë një vlerësim, sepse duhet një analizë më e detajuar ndërkohë që informacioni është i pamjaftueshëmNë raportimin vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare spikat një tregues që, zyrtarisht, vlerësohet si arritje e madhe e zhvillimeve në tregun e telefonisë celulare. Shqipëria ka një normë penetrimi të telefonisë celulare në nivelin 185 % në një kohë që mesatarja e Europës së Bashkuar është 124 %. Pra, në këtë tregues ia kemi kaluar me 50 % mesatares europiane dhe qeveria ka një arsye më shumë për tu ndjerë krenare. Në grafikun në vijim ilustrohet krahasimi i Shqipërisë me mesataren europiane edhe në tregues të tjerë sinjifikativë në vlerësimin e zhvillimit të tregut të telekomunikacionit. Grafiku e tregon qartë së në të gjithë treguesit e tjerë jemi disa herë më poshtë se mesatarja europiane.
Por çfarë do të thotë konkretisht norma e penetrimit të telefonisë celulare 185 %? Do të thotë që çdo qytetar i Shqipërisë ka 1,85 celularë, pra pothuajse dy celularë. Përfshijmë këtu edhe foshnjat, edhe super të moshuarit, edhe personat me aftësi të kufizuar, madje edhe të burgosurit. Ndryshe mund të themi që çdo familje ka 7 celularë.
Në vitin 2011 numri i celularëve të aktivizuar rishtaz është 690 mijë. Pra pothuajse çdo familje ka marrë një numër të ri celular, edhe pse që prej vitit 2009 çdo shqiptar e ka një numër celular. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht në vitin që u vu në zbatim sistemi i portabilitetit të numrit nga një operator në një tjetër. Kjo është një tjetër dëshmi se ne shqiptarët ende nuk kemi një sjellje normale ndaj teknologjive të reja. Vetëm 40 mijë vetë zgjodhën të bartin numrin në një operator të ri. 690 mijë e ndjenë të nevojshme të kishin një telefon më shumë.
A është një arritje për tu mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë? A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë? A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare? Është e vështirë për të bërë një vlerësim, sepse duhet një analizë më e detajuar ndërkohë që informacioni është i pamjaftueshëm. Por një gjë duket qartë. Me të dhënat e shpenzimeve për një numër celular të vitit 2010, rezulton se çdo familje shpenzon mesatarisht në vit 65 mijë lek apo rreth 5,400 lek në muaj. Ndërkohë që sipas INSTAT shpenzimet e telekomunikacionit zënë jo më shumë se 2,5 % të shportës mujore të shpenzimeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi