Tragjedi në një familje shqiptare në SHBA
Wed 21 May 2014 - 19:48
Brooklyn – Policia akuzon për vrasje një 52-vjeçar të quajtur Hasan Rugova. Shqiptari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 46-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur të martën dhe policia thotë se pas vrasjes së bashkëshortes, 52-vjeçari ka tentuar të vrasë dhe veten.
Por, në këto momente ka ndërhyrë djali i tij 14 vjeç duke e shpëtuar.
“Besojmë se gjatë tentativës për të goditur veten ka ndërhyrë fëmija i tij. Gjatë kësaj djali ka marrë plagë, gjithashtu dhe babai i tij”, bën të ditur policia.
Viktima quhet Gyltene Rugoca, që thirrej me emrin Julia. Ajo ka marrë një goditje fatale me thikë në qafë.
Ndërsa djali i saj, Ibrahim u gjet me plagë në krahun e djathtë brenda apartamentit të tyre. Kurse 52-vjeçari ka një plagë në stomak.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se adoleshenti pasi ka hyrë në shtëpi ka parë mamanë e tij të vdekur dhe batin që po vriste veten. Gjatë kësaj ngjarjeje edhe vajza e tyre 12 vjeç ndodhej në apartament por që nuk e ka parë atë që u ngjau prindërve të saj.
Përveç këtyre dy fëmijëve, çifti kishte edhe dy fëmijë të tjerë një djalë 19 vjeç dhe një vajzë 17, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në ato momente.
Policia thotë se familja nuk kishte incidente ndërsa 52-vjeçari ishte arrestuar dhe njëherë më parë. Familja sapo kishte nisur punën për hapjen e një piceri, që kishin parashikuar ta hapnin sot.
Rrëfimi i kushëririt
Gazeta amerikane “New York Post”, raporton se në mëngjes herët (02:20) ka pasur një sherr mes çiftit për shkelje të “premtimit martesor”. Por është e paqartë se cili është tradhtari.
Kushëriri i tyre, Florent Ismajli ka folur me Ibrahimin në spital dhe ai i ka treguar skenën kur ka parë të atin duke goditur me thikë nënën e tij pas një debati në dhomën e ndenjes.
“Ai është përleshur me të atin për ta ndaluar, pasi ai ka nisur të godasë dhe veten”, tregon Ismajli.
Pasi Hasani ka rënë në i shtrirë për tokë, Ibrahimi i ka telefonuar vëllait më të madh, Idrizit, që po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë. Më pas ka telefonuar policinë dhe motrën Melisa. Fëmija i katërt, Miranda, 17 vjeç, ndodhej në shtëpinë e xhaxhait.
“Ai vetëm pinte alkool dhe sa herë bashkëshortja e qortonte ai e quante ‘kurvë dhe vazhdonte pinte”, shton Ismajli, mamaja e të cilit është motrat e 46-vjeçares së vdekur.
“Ajo punonte si qeni gjat gjithë ditës”, thotë Florent Ismajli, thotë një kushëri i zonjës Rugova për “New York Post”.
Debati
Fqinjët thonë se familja Rugova jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në të njëjtin apartament.
Pavarësisht se policia nuk kishte të dhëna për konflikt mes çiftit, televizioni CBS 2 raporton se ata kanë debatuar për shkak të dyshimeve për tradhti. Fqinjët thonë se marrëdhënia e çifti ishte e paqëndrueshme.
“Do të them të vërtetën – E urrej atë. E kamë parë gjatë gjithë kohës, e urrej”, thotë fqinja Mimoza Gjikolli.
“Askush nuk e respektonte atë sepse ishte gjithnjë i dehur. Zoti duhet ta dënoje me burg të përjetshëm sepse ka lënë katër fëmijë në rrugë”, nënvizon ajo.
Fqinjët thonë se, zonja Rugova ishte nga Kosova, ndërsa Hasani nga Mali i Zi.
/Shekulli Online/F.S./
http://newyork.cbslocal.com/video?autoStart=true&topVideoCatNo=default&clipId=10182143
- Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e më pas vetëvritet
- Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
- Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma
- Çdo familje shqiptare ka 7 numra celularë
- Tragjedi shqiptare në Itali, vdes foshnja 11-muajshe, u harrua katër orë në diell
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi