Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
Fri 14 Dec 2012 - 19:48
Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Konektikat, shumica e viktimave jane femije te mitur. Ky eshte lajmi trondites qe vjen nga SHBA, ndersa mbeten ende te paqarta rrethanat e tragjedise. Numri rritet nga minuta ne minute, dyshohet se vrasesi ose vrasesit kane asgjesuar nje klase te tere me arme zjarri.
Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Newtown dhe te dhenat e para u bene te ditur nga rrjete të mediave lokale.
Policia kishte marrë një mesazh se një person i armatosur kishte mbërritur në shkollën fillore.
''Në shkollën fillore 'Sandy Hook'', të Newtown, në Konektikat, u regjistrua fillimisht një viktimë dhe shumë të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të fortë zjarri në brendësi të ambjenteve të ndërtesës'', njoftonte fillimisht rrjeti televiziv lokal që citohej nga CBS.
Pak minuta me pas, BBC duke cituar mediat lokale amerikane bën të ditur se të paktën disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në brendësi të shkollës. U konfirmua se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur.
Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 2 armë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Nga te dhenat paraprake dyshohet si autor nje prej prinderve qe kishte femijen ne kete shkolle.
Rrjeti amerikan CBS po ashtu bënte të ditur se nje prej viktimave ishte një prej personave të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ndërkohë që një person tjetër është arratisur, por për momentin autoritetet lokale nuk e kanë konfirmuar ngjarjen.
Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht.
Një dëshmitar në CNN tha se mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë.
Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë. /d.b
Një prind dëshmitar tha për CNN mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë. "Pashe sesi vdiqen dy punonjes te shkolles".
Aurori dyshoeht i moshes 20 vjec, i veshur me te zeza dhe ka perdorur nje arme te kalibrit 223.
Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë.
Shkolla kishte fëmijë të moshës parashkollore deri në klasën e katërt, ose nga mosha 5 deri në 10 vjeç.
Policia
Policia bëri të ditur se atentatori ka vdekur brenda ndërtesës. "Po punojmë që ti japim përgjgije të gjitha pyetjeve se cfarë ka ndodhur realisht”, bëri të ditur zyrtarisht policia.
Obama
Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje.
Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet.
Autori
Sipas Fox News, burime policore konfirmojnë se autori është i riu, Ryan Lanza, 24 vjec. Fox News konfirmoi nga policia se 24-vjecari ka lindur në Newtown, por jetonte së fundmi në Hoboken./Tch
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
Fri 14 Dec 2012 - 22:19
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka shpërthyer në vaj gjatë deklaratës së tij para medieve për tragjedinë në Connecticut, ku thuhet se afër 30 nxënës mund të kenë pësuar nga një sulm i armatosur nga një person mashkull, rreth moshës 20 vjeçare.
“Shumica e viktimave janë fëmijë të moshës 5- 10 vjeçare. Zemrat tona janë të lënduara sot”, tha presidenti amerikan.
Connecticut: Afër 30 nxënës të vrarë?
Afërsisht 30 nxënës janë qëlluar për vdekje pasi një person i armatosur ka shtirë pothuajse në një klasë të tërë në një shkollë fillore në Connecticut – shumica e tyre fëmijë - kanë thënë disa zyrtarë për televizionin CNN.
Së paku deri me tani raportohet për 10 të vdekur në Shkollën Fillore “Sandy Hook”, shumica nxënës, këta të konfirmuar nga burime familjare. Në mes të vdekurve është edhe psikologu i shkollës, ka thënë një prind i cili ishte në shkollë gjatë këtij incidenti.
“Pse? Pse?”, vajtonte një grua përderisa ecte e plagosur në rrugën që qonte për në shkollë.
Në një konferencë për shtyp të policisë të premten në mbrëmje u refuzua të jepet numri i saktë i personave që kanë humbur jetën.
Një zyrtar policor tha se ka pasur njerëz të “goditur me fatalitet për vdekje”. Policia është në pritje t’i njoftoi familjet para se të jap detale, mirëpo ky zyrtar policor i ka risiguruar banorët e shqetësuar se shkolla është e sigurt.
Edhe sulmuesi i armatosur është vdekur. Trupi i tij është gjendur në një klasë, tha një burim për CNN. Sipas këtij burimi sulmuesi i dyshuar është Ryan Lanza, 20 vjeçar. Është e paqartë a e ka vrarë policia të dyshuarin.
Policia po ashtu kanë marrë në pyetje një tjetër njeri por nuk e kanë thirr atë si të dyshuar, tha ky burim.
Pavarësisht rrezikut nga e kaluara, zyrtarët federal kanë përdorur një taktikë dhe skenë ndryshe në këtë ngjarje që ishte në koordinim me shtetin dhe autoritetet lokale. Së paku katër makina të ambulancës janë të parkuara afër shkollës.
“Shpresoj që mami i im është mirë”, shkruanin disa nxënës në Twitter pas sulmit.
Zyrtarët e spitalit dhe rrethinës së Danbury thanë se janë duke i trajtuar tre persona të plagosur nga ky sulm. Kryetari i komunës së Danbury, Mark Boughton tha se viktimat janë në “gjendje të keqe”
Policia dhe mësuesit kanë evakuuar ndërtesën përderisa policia ka pushtuar tërë zonën menjëherë pas alarmit për goditjen e parë që ndodhi rreth orës 9 e 40 të mëngjesit. Zyrtarët i kanë evakuuar nxënësit afër një shtëpie zjarrfikësish ku prindërit ishin të parët që kanë kërkuar fëmijët e tyre.
Një nxënëse e klasës së tretë, Alexis Wasik tha se policia dhe mësuesit ishin ndeshur në klasën e saj dhe ata i kishin thënë që duhet të fshihem nëpër qoshe.
“Të gjithë qanin”, tha ajo. “Unë kam dëgjuar zyrtarët policorë duke bërtitur”.
Fotografitë e para për CNN erdhën nga televizioni News 12 i New Jersey ku zyrtarët policor me armë të gjata automatike ishin parë me qen rreth shkollës.
Policia speciale kishte edhe mjete taktike dhe po ashtu ishin në gjendje gatishmëria.
“Kjo nuk duket e mundshme”, tha një prind pasi mori lajmin.
Të gjitha shkollat janë mbyllur të premten përderisa policia e ka marrë situatën nën kontroll.
E gjithë Amerika është tmerruar nga ky sulm.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carnety tha se administrata e Obama ndien “një dhimbje të madhe” për familjet e prekura nga kjo tragjedi përderisa do të mbështet zyrtarët policor që ta zbardhin rastin. Obama pritet që së shpejti ta jep deklaratë për shtyp.
Flamujt e SHBA është urdhëruar që të vihen në gjysmë shtizë si homazh për viktimat.
Nëse vërtetohet numri i viktimave prej 30 nxënësisht atëherë kjo do të ishte tragjedia e dytë për kah numri i viktimave nxënës pas tragjedisë së vitit 2007 në Virginia Tech ku u vranë 32 persona.
Një tjetër shkollë në SHBA, ajo e Littleton në Colorado kishte përjetuar një gjë të këtillë ku 13 nxënës u vranë në një incident të kombinuar në shkollën fillore dhe të mesme.

Fri 14 Dec 2012 - 22:27
VALLAHI NUK MBERRIJ TA KUPTOJ, SE CFARE NJERIU ESHTE AI QE SHTIE KUNDER FEMIJEVE TE PAFAJSHEM... ALLAHU I MALLKOFTE ATA QE VRASIN TE PAFAJSHEM...
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
Fri 14 Dec 2012 - 22:34
Solidarizohemi me familjet krishtere në SHBA, dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë, pasi vrasja e një të pafajshmi në Islam konsiderohet vrasja e tërë njerëzis.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
Fri 14 Dec 2012 - 22:37
bo bo ca tragjedie
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë
Sat 15 Dec 2012 - 15:10
Interesant. Gjithmone kur terroristet neper bote kur nuk jane musliman jane te cmendur. Vetem kur jane musliman nuk jane te cmendur, por terrorist.
SHBA, autori i masakrës me probleme mendore
SHBA, 15 dhjetor - Tragjedia e tmerrshme që tronditi SHBA-në, është nxitur nga një tragjedi familjare është deri tani varianti zyrtar për masakrën e paprecendtë në Conneticut. Adam Lanza, një njëzet vjeçar pa dosje penale, u fut i armatosur me dy armë në “Sandy Hook”, në Shkollën fillore të Newtown, as shumë se 100 kilometra nga Nju Jorku.
Masakra ishte e planifikuar me kujdes e mendohet se i riu ka qenë disa herë në shkollë në ditët e kaluara për të fshehur aty armë të tjera që u përdoren gjatë masakrës ku mbetën të vrarë 20 fëmijë, 6 të rritur dhe agresori.
Fillimisht u raportuan dy të vdekur, por brenda gjysmë ore konturet e të shtënave në një tjetër shkollë amerikane u bënë minutë pas minute më të tmerrshme se kurrë, në mënyrë shqetësuese më të frikshme se të gjitha masakrat e tmerrshme të së kaluarës.
Adam Lanza, vrasësi i gjetur i vdekur në ambjentet e shkollës ishte 20- vjeç dhe vuante nga çrregullime mendore, tipare të autizmit. Ai jetoi në Nwvtown me Nancy-n, nënën e tij që punonte mësuese part- time në shkollën e New Town e përshkruhej nga miqtë dhe mësuesit si “një gjeni i vërtetë.”
Lanza realizoi planin e tij të çmendur me përpikmëri: ai vrau nënën duke e qëlluar më armë në fytyrë në shtëpinë ku ata jetonin dhe pastaj është drejtuar me makinë drejt shkollës.
Vëllai i Adamit, Ryan, 24- vjeç u ndalua nga policia, por nuk kishte asnjë rol në masakër ndonëse vrasësi i kishte vjedhur një dokument identiteti.
Lanza kishte veshur jelek antiplumb dhe maskrën më të tmerrshme e kishte kryer në ambjentet e kopshtit parashkollor. Një klasë e tërë e shuar pas të shtënave të para në orën 9:30. Vetëm gjashtë fëmijë, të terrorizuar u shpëtuan mrekullisht të fshehur në një dollap.
Adam Lanza hapi zjarr me dy pistoleta, një Glok dhe një SigSour . Pas të shtenave të para, stacionet televizive kombëtare ndërprenë programet dhe u lidhën direkt nga vendngjarja. Zona u rrethua nga patrullimet me helikopter, u filtruan imazhet e nënave e prindërve të tmerruar e shokuar dhe vogëlushët që tërhiqeshin jashtë ndërsa brenda masakra vazhdoi dhe për pak minuta.
Forcat e rendit janë ende duke vazhduar hetimet e në shkollë, në makinë, por dhe në shtëpinë e viktimës janë gjetur të tjera armë, të gjitha të blera ligjërisht dhe të regjistruara në emrin e Nancy Lanzas, burim obsesioni për Adamin siç raportojnë mediat.
http://zhurnal.mk/content/?id=12121513432003

- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi