Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Empty Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë

Fri 26 Oct 2012 - 12:11
Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Article-2223346-15B0A87B000

Tragjedi në një zonë luksoze të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy fëmijë 6 dhe 2 vjec janë gjetur të vdekur në shtëpi nga nëna e tyre, pasi u masakruan me thikë nga dadoja.Kjo e fundit u gjet e plagosur me thikë, që sipas policisë e kishte shkaktuar vetë.

Dadoja aktualisht është arrestuar dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Të vegjëlit gjendeshin në vaskon e banjos të pajetë. Nëna e fëmijëve Marina Krim, u kthye në shtëpi me vajzën tjetër të saj, 3-vjeçaren Nessie, duke gjetur në vaskën e banjës pajetë Leon 2 vjec dhe Lulun 6 vjec.

Babai i fëmijëve Kevin Krim është zëvendëspresident dhe drejtor i përgjithshëm i CNBC Digital dhe ndodhej në një udhëtim biznesi ne kohen kur ndodhi ngjarja.

Marina, fillimisht mendoi se fëmijët kishin dalë shëtitje me dadon e tyre, 50-vjecaren Yoselyn Ortega. Ajo zbriti poshtë dhe portieri i ndërtesës i konfirmoi se nuk kishte parë gruan dhe dy fëmijët që të largoheshin. Kur ajo u ngjit lartë, zbuloi tragjikisht fëmijët e saj në vaskën e banjos

Nuk dihet ende se sa herë janë qëlluar fëmijët me thikë. Dadoja u gjet me fytyrë përdhe, e vetëplagosur në qafë, me një thikë pranë saj. Në vaskë nuk kishte ujë.

Nuk dihen motivet që e shtynë dadon, e cila ishte punuar së fundmi në këtë familje, të kryente këtë akt tragjik.Fqinjët thonë për të, se ajo ishte një grua e qetë dhe e rregullt.


Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Empty Horror në Nju York, dadoja vret 2 fëmijë të mitur

Fri 26 Oct 2012 - 20:28
Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Ssss-300x184Një tmerr të vërtetë ka parë me sytë e saj një nënë në Nju Jork të SHBA-ve, e cila kur u kthye në apartamentin e saj i gjeti dy fëmijët të masakruar nga dadoja e tyre. Sipas policisë Marina Krim, pediatre, kishte dalë me vajzën e saj trevjecare, mdërsa burri I cili është zëvendëspresident në një kompani mediatike nuk gjendej në shtëpi. Kur u kthye në apartamentin luksoz, qeraja e të cilit është 10 mijë dollarë në muaj, ajo nuk I pa fillimisht fëmijët. E shqetësuar nisi të kontrollonte, derisa mbërriti në banjo ku pa skenën e tmerrshme…. Leo, dy vjeç dhe vajza tjetër Lulu, gjashtë vjeç, ishin të mbytur në gjak në vaskë. Ajo nisi të ulërinte me sa fuqi kishte: “Më ndihmoni, më ndihmoni”.. Edhe pse kur mbërritën policia dhe mjekët fëmijët po merrnin frymë, ata nuk rezistuan edhe shumë por ndërruan jetë.
Ndërsa dadoja vrasëse 50 vjeçarja Yoselyn Ortega kishte tentuar edhe ajo të vriste veten duke prerë fytin por nuk vdiq dhe tashmë gjendet në spital nën arrest. Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar mbi shkaqet e kësaj tragjedie.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Empty Re: Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë

Sun 28 Oct 2012 - 11:24
"Horror në Nju York, dadoja vret 2 fëmijë të mitur"
me
"Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë"

temat u bashkun
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Empty Re: Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë

Sun 28 Oct 2012 - 11:36
ishallah jeton,e ta mbyllin me nje dhom pa buk e pa uj deri kur ti dal shpirti sepse e meriton me te vertet...turp ti vi...
Sponsored content

Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë Empty Re: Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi