Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Empty Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Wed 29 May 2013 - 2:15
Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Foto-238
Shqipëri, A keni tualet në shtëpi? Brenda apo jashtë banesës? Këto kanë qenë dy nga pyetjet e censusit të popullsisë dhe banesave. Plot 9531 familje i janë përgjigjur kësaj pyetje ndoshta në siklet e me ngritje supesh. Kanë një strehë ku fusin kokën, por në shtëpitë e tyre nuk kanë tualet. As brenda dhe as jashtë. Nuk dihet objekt i kujt studimi do të jenë të dhënat e grumbulluara për këtë grup pyetjesh, por në vitin 2013 ka ende mijëra familje, të cilat nevojat personale i kryejnë ku të mundin, që së pari dëshmon qartë një standard jetese që lë për të dëshiruar.
Qarku më problematik është Shkodra, e cila renditet e para në listën e 12 qarqeve që janë bërë pjesë e censusit. Në këtë qark, plot 2336 familje nuk kanë banja në shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale. Surpriza nga këto të dhëna është qarku i Tiranës, ku 1567 familje gjithashtu nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre. Banesa të tilla i gjen jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit të Tiranës, në periferi. Gjirokastra është qarku që duket se i ka dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, e fundit në listë, ka vetëm 180 familje, të cilat nuk kanë tualet brenda në shtëpitë e tyre.
VARFËRIA DHE HIGJIENA
Referuar të dhënave të censusit, janë me mijëra familje të cilat tualetet i kanë jashtë banesave. Ka edhe nga ato të cilat nuk kanë ujë të rrjedhshëm në këto mjedise të domosdoshme. Pyetja që të lind natyrshëm, pasi i hedh një sy të dhënave, është edhe një tjetër: Si ia bëjnë këta persona për t’u larë? Për të pasur një higjienë vetjake? Këto pyetje sigurisht që nuk marrin përgjigje në census, ndërkohë që burime pranë INSTAT pohojnë për gazetën se pjesa më e madhe e tyre jetojnë nën minimumin jetik dhe janë shumë të varfra. “Ka qenë habi edhe për ne gjatë intervistave që kemi bërë në terren të merrnim të tilla përgjigje, por kontrastet në zona të ndryshme jo vetëm rurale, por edhe urbane, janë të dukshme”, thotë një nga punonjëset e INSAT, e cila ka qenë pjesë e grupit të anketuesve në familje. Ndërsa mjekët pohojnë se të dhënat dëshmojnë për mangësi në higjienë, çka mund të lidhet drejtpërdrejt edhe më shfaqjen e një sërë sëmundjes. albnews.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Empty Re: Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Wed 29 May 2013 - 15:51
Po Sali Berisha nuk shikon as halle e as hale, s'ju vjen gjyna qe eshte qorr?!...
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Empty Re: Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Wed 29 May 2013 - 16:02
Kjo eshte ekzagjerim dhe s'e besoj te jete e vertet, kta postojne lloj lloj lajmesh te rreme per qellime perfitimi cilatdo qofshin ato, por qe jane genjeshter me bisht...S'me besohet dhe as kam per ta besuar..Kujtojne kta Njerez skandaloze te mediave se populli ha bar e te gjitha kta lajme te ekzagjeruara i nxjerrin gjithmone para zgjedhjeve atje, booooooo kot fareeeee eee Sa me acarojne kto lajme, per ate s'me pelqen t'i lexoj fare se vetem genjeshtra i kane!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Empty Re: Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Wed 29 May 2013 - 19:41
Une nuk e di nese eshte i sakte lajmi apo nr qe kane nxjerre ketu por mund te them qe nje pjese e mire e fshatrave te pakten per mos then te gjitha skane tualete ose diku jashte shtepise kane ndertuar nje si pune ndertese me tulla gure apo kashte ku brenda saj ka nje vrime dhe ajo quhet tualeti per ata Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare 2585209286 ..Pastaj kur hyn ne shtepi ska asnje lidhje me ate tualetin aty jashtee grrrr
Sponsored content

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare Empty Re: Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi