Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e devotshme e… kukullës Empty Nëna e devotshme e… kukullës

Mon 12 Dec 2011 - 16:22
Nëna e devotshme e… kukullës Mami-bebe-artificialKjo grua britanike 38-vjeçare duket si të gjitha nënat e tjera duke shtyrë karrocën dhe duke kërkuar vendet me diell për të voglin e saj. Por, kjo grua nuk ka me vete një bebe. Brenda karrocës është një kukull plastike që i ngjan shumë një fëmije të vërtetë.

Ashleigh Kirby e ka blerë këtë bebe artificiale për 290 euro në internet. Ajo ka një vajzë 12-vjeçare dhe donte të zgjeronte familjen, por në momentin që u nda nga bashkëshorti e pa si të pamundur këtë gjë dhe vendosi që të blinte një kukull që i ngjan jashtëzakonisht bebeve reale.

“Bleva këtë bebe dhe i vura emrin Finley. Doja një fëmijë tjetër dhe ta adoptoja ishte e vështirë sepse jam e divorcuar, kështu që vendosa të blija këtë “djalë”. Ka 6 muaj që jeton me mua dhe vajzën time dhe tashmë është pjesë e familjes”, tha Kirby për ‘Daily Mail’.

Finley fle në krevatin e tij, ka dollapin që është blerë enkas për të dhe i ndërrohen rregullisht pelenat. Për të mos përmendur që 38-vjeçarja shpenzon një shumë të madhe parash për blerjen e rrobave të “djalit”.

“Kur bleva Finleyn ndjeva të njëjtin emocion si atë ditë që linda vajzën”, shton Kirby.

Vajza 12-vjeçare, e quajtur Becky, pranon se nuk e ka të lehtë këtë pasion të çuditshëm të nënës së saj për një kukull.

“Shokëve të klasës nuk i kam thënë gjë për “vëllain”. Këtë gjë e kam mbajtur sekret sepse është pak e çuditshme. Ndihem pak si e lënë pas dore tani sepse mami merret me Finley-n gjatë gjithë kohës”, thotë Becky.

Gjërat duket se nuk do të përmirësohen për vogëlushen sepse Ashleigh Kirby ka porositur një bebe tjetër, kësaj radhe vajzë.
Nëna e devotshme e… kukullës Mami-bebe-artificialNëna e devotshme e… kukullës Article-2070613-0F12332100000578-451_634x916Nëna e devotshme e… kukullës Article-0-0F12258200000578-262_634x422Nëna e devotshme e… kukullës Article-0-0F12255500000578-887_634x744
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi