Heroi im
Mon 12 Dec 2011 - 23:24
Ka qenë djali më i bukur në klasë. Dhe më i bukuri i gjeneratës. Dukej paksa si më i madh. Më shumë si të jetë student. Kishte flokë të zeza, sy të bukur dhe buzëqeshje edhe më të bukur. Dukej i përsosur.
Ishte pjesë e një grupi dhe i binte kitarës. Shoqërohej me djem dy-tre vjet më të mëdhenj. Duke kaluar ditët, u bëmë më të afërt. E njihja nga më parë, por nuk përshëndeteshim. Nuk tregoja vëmendje të posaçme për të. Vetëm e kisha regjistruar në kokë se është i bukur dhe kjo është e tëra.
Muajt e ardhshëm vazhdimisht ishim së bashku në shkollë. Bisedonim, bënim shaka ishte super. Kurdo që isha e pikëlluar, vinte të fliste me mua, do të më merrte në përqafim. Në mua gjithmonë kishte ndikim si të qetësuesit. Që nga dita e parë e shoqërimit tonë, por kurrë këtë nuk e pranoja. Vazhdimisht mendoja që nuk kemi shanse.
Filluam të shoqëroheshim edhe jashtë shkolle. Me askënd më parë nuk jam ndier aq mirë. Aq e mbrojtur dhe lumtur. Një ditë shkonim së bashku nga shkolla në shtëpi. Më tha a mund të shkojmë në park dhe të bisedojmë. Më pyeti se a e kam kuptuar se i pëlqej. E shikova me huti.
Më puthi në fytyrë dhe priste që diçka të them. Vetëm heshta. Nuk mund të besoja që ai, djali i cili gjithmonë kishte lidhje me femra më të mëdha dhe për të cilin “çmendeshin” shumica e vajzave të shkollës, më dëshiron bash mua. Ishim aq afër, e ndjeva frymëmarrjen e tij të ngrohtë në atë mot të ftohtë.
Me siguri që e ndjeu dridhjen e trupit tim nga të ftohtit dhe për këtë e hoqi xhaketën e tij dhe më mbështolli me të. Edhe më tutje qetësi… Më në fund fola. I thashë se nuk mund të besoj. Gjithmonë e kam pasur atë problem t’i besoj secilit djalë me të cilin isha. Ai nuk ia vuri shumë veshin kësaj.
Më tha që jam shumë e bukur dhe dëshiron të jetë me mua. Përnjëherë mendimet m’u ndalën. Më puthi. Kurrë nuk do ta harroj puthjen tonë të parë, puthje e cila edhe sot e kësaj dite e mban gjallë lidhjen tonë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi