Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Heroi shqiptar i Kretës Empty Heroi shqiptar i Kretës

Fri 23 Nov 2012 - 1:17
Heroi shqiptar i Kretës Namik-Selmani2
Heroi shqiptar i Kretës
Në përvjetorin e rënies së heroit shqiptar Haxhi Daliani

Nga Namik Selmani

Historia tashmë nuk ka më asnjë mëdyshje. Këtë e kanë pranuar dhe vërtetuar jo vetëm historianët e biografët shqiptarë, por edhe ata grekë. Shqiptarët kanë dhënë një ndihmesë të madhe në Revolucionin grek të fillimit të shekullit XIX që çoi më tej edhe në formimin e shtetit grek .
Në qendër të Kretës në Greqi është ngritur prej shumë vitesh një bust i veçantë i një luftëtari të shquar në të cilin është shkruar në gjuhën greke: “Strategu Haxhi Daliani nga Delvinaqi (Epiru) rënë në maj 1828”.
Është një foto monumentale si është edhe lufta e tij që e dërgoi në sakrificën supreme bashkë me 600 shqiptarë të tjerë me veshje karakteristike të shqiptarit që sot mund ta shohësh në një variant edhe para parlamentit grek. Përpara kishin një pushtues osman, që kishte pushtuar tokat e iu kishte rrëmbyer lirinë. Për të shkrimtarja greke Kleopatra Priftis shkruan: “Pemët gjigande si Haxhi Mihali qëndrojnë të forta se i kanë rrënjët e thella në tokën e vet e se Haxhi Mihali doli kundër pushtuesve otomanë pa marrë leje tek Porta e Lartë. Ai lejen dhe bekimin e mori te vendi i vet-Shqipëria, e mori tek populli i vet trim dhe bujar, fisnik dhe krenar. Mik i vërtetë i popullit grek”. Më tej me një respekt të veçantë për heroizmin e tij, ajo shkruan në librin e saj të njohur “ Dhrosuliotët” Është një dramë që ajo ia ka kushtuar heroizmit të tij Ndër të tjera ajo shkruan: “Një pemë gjigande ka dërguar në ishullin e Kretës Shqipëria për të ndihmuar tërë ishullin e Kretës. Ai e ngriti dhe e mbajti mbi supet e tij ishullin si një hero legjendar i botës Atlas. A e kuptoni tani se çfarë i detyrohet atij ishulli i Kretës?”Heroi shqiptar i Kretës Arvanitet-luftetare-300x238
Mendohet të ketë lindur më 1775 dhe në kohën kur u përball me vdekjen e tij heroike në Kretë ai ishte vetëm 53 vjeç.
Mes disa burimeve gati kontradiktore burimi më i besueshëm për origjinën e tij mbetet ai i vetë studiuesve grekë që e quajnë atë të ardhur nga Konispoli ku ka patur edhe një aktivitet të shquar patriotik. Duke kapur edhe simbolikën e luftës së tij na ndihmon edhe përcaktimi që i bën kësaj lufte shkrimtari dhe poeti i madh revolucionar francez Viktor Hygoi. Ai shkruan se “kryengritja e madhe greke për pavarësi ishte lufta e një populli, por ajo i kapërcente kufijtë e një vendi dhe fitorja antiosmane e popujve të Ballkanit do të ishte e shpejtë.” Ndoshta ky përfytyrim i saktë që jepet për heroin na e jep pikërisht edhe poeti i shquar anglez Bajroni në veprën e tij “Çajld Harold” kur flet poetikisht për shqiptarët dhe bën portretin e tyre. Në shumë pika të këtyre portreteve dhe të figurave të tij letrare që përdor në këtë poemë ai na sjell të gjallë edhe këtë portret të vërtetë të këtij luftëtar me sy të mprehtë, me një ballë të gjerë e me një trup të fuqishëm.
Studiuesi i njohur Myslim Hotova që ka botuar për të edhe një libër -monografi të titulluar “ Haxhi Mihal Daliani–pema gjigande e Shqipërisë në Kretë”, ndërmjet të tjerash për fundin e tij të lavdishëm në muajin maj të vitit 1828: “Para betejës me turqit në kështjellën Frangokastelo gjetën strehim mbrojtjeje një mori njerëzish nga Kreta si të sëmurë, të uritur, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Situata ishte shumë kritike. Para kësaj gjendjeje në prani të rrethit të tij ushtarak Haxhi Mihali deklaroi: “Ne na duhet bukë, na duhen armë. E vetmja pasuri që kemi është urrejtja shekullore kundër robërisë”, brofi në këmbë. Për ku? Iu rënduan shpatullat sikur po mbante tërë peshën e kështjellës Frangokastelo. Tani ai nuk kishte vetëm përgjegjësinë e betejës antiosmane që ishte në pragun e saj. Jo, kishte përgjegjësinë edhe tërë pleqtë, për gratë e fëmijët, kishte përgjegjësi edhe për sedrën e nderin e kombit që përfaqësonte. Ai qe i pajisur me mirësi dhe besnikëri, me mençuri e fuqi, me dinjitet e krenari, Kishte ndjesi të thellë shpirtërore, sedër që lëndohej lehtë.” Në këtë kështjellë të ndërtuar që në kohën veneciane beteja ishte shumë e ashpër. Ai qëndroi heroikisht deri në momentin e fundit, gati i vetëm. I propozuan që të dorëzohej me kusht që t’ia falnin jetën , por ai nuk pranoi. Lëvizja çlirimtare greke kështu veç arvanitasve të shquar si Marko Boçari, Bubulina, Andra Miuli kishte edhe kontributin e tij.
Heroizmi i Marko Boçarit dhe përkushtimi i tij ndaj gjuhës shqip ka qenë një model i gjallë i patriotizmit tek Haxhi Daliani. Po të përcaktonin të përbashkëtën e tyre do të citonim historianin francez Rene Pinonit që ka thënë se “Shqipëria nuk i ka dhënë botës shenjtorë dhe dëshmorë të asnjë feje, por burra shteti dhe gjeneralë të mëdhenj.” Ai refren i paharruar i këngës kushtuar Marko Boçarit dhe trimave të tjera arvaniatas që lufutuan për lirinë e Greqisë duket se i shkon për shtat edhe jetës dhe veprës së Haxhi Mihal Dalianit Ja si thuhet në të: “Ngrehu, more Marko Sulioti/Ti Xhavellë e Kundrujoti/O ju trimat e Shqipërisë /që lirinë ia dhatë Greqisë.
Heroi shqiptar i Kretës Arvanitet
Gjuhëtari i shquar i shekullit Jani Vreto shkruan se “Haxhi Daliani është një personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pashë Tepelenës” Historiani Myslim Hotova në studimin e tij shumë të gjatë e të plotë shkruan se janë të shumta burimet bibliografike greke kushtuar orgjinës shqiptare dhe heroizmit të tij në shërbim të lirisë së popujve. Burimi më i rëndësishëm mbetet “Enciklopedia greke e viti 1931” ku thuhet se ai ka qenë luftëtar edhe në Liban më 1826 kundër forcave osmane në krye të 800 luftëtarëve dhe të tre anijeve luftarake. Kjo luftë u përjetësua edhe në folklorin e këtij vendi. Për të u shkruan libra të shumtë dhe këngët u përcollën gojë më gojë në breza deri edhe në gojëdhëna të shumta. Ishte prova e parë e forcës udhëheqëse të Haxhi Dalianit që doli me shumë rezulatat. Këngët u përcollën gojë më gojë tek të gjithë shqiptarët që jetonin në atë kohë në vendet arabe e që nuk ishin të pakët
Shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi e vlerëson ndjeshëm këtë figurë të shquar. “Në marrëdhëniet shqiptaro-greke figura e Haxhi Dalianit ka qenë një nga figurat më protogoniste. Udhëheqës i shquar popullor, trim dhe i mençur, i përkushtuar për kauzën e shenjtë të lirisë ai la një emër të nderuar në analet e historisë greke.Emri i tij i takon plejadës së ndritur të heronjve të Revolucionit grek…Daliani përfaqëson jo vetëm luftën e arvanitasve për një akuzë të drejtë liridashëse, por edhe mirënjohjen dhe besnikërinë e tyre ndaj atdheut të ri që e pranoi dhe i shërbeu bujarisht. Prandaj lufta e heroit arvanitas është e shpjegueshme dhe e motivuar pskiologjikisht dhe historikisht.”
Heroi shqiptar i Kretës Arbereshet
Po kaq interesante është dhe fizionomia e tij e veçantë. Për këtë studiuesi Hotova shkruan: “Balli i tij ishte me brazda të thella. Në pamje ishte i gjallë, i fortë nga kujtesa dhe i mprehtë nga mendja. S’para fliste shumë, por çdo gjë që thoshte kuptohej se e kishte burimin tek dija e madhe, te përvoja e pasur, te karakteri i fortë dhe te arsyetimi i thellë. Edhe kur flinte, ai ëndërronte Tek ai gjumi afronte ditën e betejës së madhe.”
Pjesa më e bukur e kujtesës popullore dhe kombëtare për këtë luftëtar të papërkulur ka qenë dhe mbetet një libër interesant që nipi i tij Pajtim Dalani nga Konispoli (sot me banim në Austri që prej shumë vitesh) ka gjetur i shkruar nga një turist gjerman që flet për Kretën në përkthimin e tij shkruhet për xhaminë që edhe sot e kësaj dite mban emrin e Haxhi Mihal Dalianit, për nder të trimërisë që ai tregoi në luftën kundër pushtuesve otomanë. Xhamia jeniçere, ose Xhamia e Vogël e ngritur që më 1645 është pranë portit venecian. Minarja e turke “Haxhi Mihal Daliani” gjendet në tregun e mbuluar”
Nga interpretimi i kësaj të dhëne mund të thuhet se Xhamia në Kretë është ngritur që të bënin ceremonitë fetare jeniçerët turq. Në mbarim të vdekjes heroike të 18 majit të vitit 1828, kësaj minareje në Tregun e Mbuluar të Hanjasë që është e padëmtuar edhe në ditët tona, iu dha emri i Haxhi Dalianit si sfidë për pushtuesin otoman.
***
Heroi shqiptar i Kretës Arbershet-ne-Greqi2
Ndonëse burimet bibliografike të tij janë të shumta, ka një mendim të përbashkët të të gjithë atyre që kanë shkruar për të, në Greqi, Shqipëri e në Turqi, Gjermani etj. Për të mund të shkruhet edhe shumë më tepër. Që prej vitit 1828 që ai ka patur rënien e tij heroike janë shkruar drama, poezi, studime, studime në gjuhën greke, frënge, gjermane, italiane, turke e në gjuhë të tjera. Madje janë bërë edhe këngë popullore. Shkrimtari grek Nikos Kazanzaqis e ka përdorur figurën e tij si një simbol të spikatur të atdhetarizmit tek Haxhi Daliani. Gjithmonë “ajsbergu” i informacionit tek Haxhi Daliani mbetet shumë i dukshëm në përfytërimin e brezave të ardhshëm të këtij heroi Në këtë kujtesë kanë ndihmuar edhe arte të tjera Për të është bërë edhe një pikturë e arrirë që e sjell të gjallë atë, një skulptor i shquar ka bërë edhe një statujë prej bronnxi që është një vepër e mirëfilltë arti. Për të dhëna të tjera për këtë figurë po punon gati që prej 10 vjetësh edhe Pajtim Dalani që është një prej pinjollëve të këtij heroi. Ai sot jeton në Austri e në një kohë tjetër jo të largët me materialet e tij të grumbulluara mund të t’i shfrytëzojë ato si një burim për një libër të ri.
****
Haxhi Mihal Dalaini mbetet një Urë e fortë mes kombeve. Mbetet i gjallë me mesazhin dhe forcën e dashurisë për liri. Të një jete pa pushtues ku të gjithë kombet duhet të ngrejnë vetë ngrehinën e shtetit të tyre të lirë. Kjo nuk është pak për kohët moderne ku po jetojmë, ku po kërkojmë të tjera shtigje bashkëjetese.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Heroi shqiptar i Kretës Empty Re: Heroi shqiptar i Kretës

Fri 23 Nov 2012 - 1:21
gjhithnje ka pas luftetare trima shqipetare por shume her kan pas ironine e fatit te luftojne per tjeret
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi