Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KiE: Trafiku njerëzor është rritur, merrni masa Empty KiE: Trafiku njerëzor është rritur, merrni masa

Mon 12 Dec 2011 - 23:44
KiE: Trafiku njerëzor është rritur, merrni masa 15-150x150Këshilli i Europës nëpërmjet një raporti të grupit të ekspertëve mbi masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i njohur si GRETA ka publikuar raportin e parë të vlerësimit për Shqipërinë.


Në këtë raport thuhet se autoritetet shqiptare duhet të kushtojnë vëmendje në rritje për problemin e trafikimit në Shqipëri, pasi ai është në rritje.

Më tej theksohet se në vendin tonë ka pasur fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërsa më shumë të tjera duhet të bëhen për të luftuar stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara, të cilat nxisin trafikimin dhe parandalojnë riintegrimin e viktimave.

Sakaq në raportin e KiE, vihen në dukje masat e rëndësishme të marra nga autoritetet shqiptare për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjithashtu, u kërkohet autoriteteve shqiptare të shtojnë hapat e ndërmarrë për të nxitur arsimim dhe punësim për anëtarët e grupeve vulnerabël ndaj trafikimit.

Sipas këtij raporti, vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet përmirësimit të bashkëpunimit me vendet e destinacionit në lidhje me riatdhesimin e viktimave.

Përveç kësaj, GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare që të forcojnë masat për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, duke marrë në konsideratë situatën e veçantë të viktima fëmijëve, pavarësisht nëse ato kanë rënë dakord apo jo që të marrin pjesë në procedurat gjyqësore.

Në raportin e KiE kërkohet nga autoritetet që të ndërmarrin hapa për t’u siguruar që legjislacioni në lidhje me konfiskimin e të ardhurave nga veprat penale të trafikimit të zbatohet dhe se viktimat e trafikimit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për kompensim.

Mësohet se një draft i parë konfidencial i raportit iu dërgua autoriteteve shqiptare dhe komentet e tyre janë marrë parasysh në raportin përfundimtar të vlerësimit të miratuar nga GRETA.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi