Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Autoriteti i Konkurrencës: Çmimi i vajit vegjetal është rritur artificialisht Empty Autoriteti i Konkurrencës: Çmimi i vajit vegjetal është rritur artificialisht

Tue 23 Oct 2012 - 14:40
Autoriteti i Konkurrencës: Çmimi i vajit vegjetal është rritur artificialisht VajAutoriteti i Konkurrencës në bazë të një hetimi të kryer në muajt janar-tetor 2012 konstatoi se çmimi i vajit vegjetal, i importuar me shumicë është rritur në mënyrë artificiale, pasi 2 ndërmarrje kanë krijuar monopolin e prodhimit të vajit.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, hetimi ka nisur në bazë të një ankese mbi rritjen e çmimit të vajit vegjetalë tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal, pasi ka konstatuar se nga aktorët në treg ka pasur kufizim të konkurrencës, duke rritur artificialisht çmimet e këtij produkti.

Referuar revistës Monitor, Autoriteti i Konkurrencës, ka bërë monitorimin e tregut të ofertës për vaj vegjetal, tregu shqiptar furnizohet nga importi i vajit të rafinuar dhe nga prodhimi në vend i vajit vegjetal (rafinimi i vajit të papërpunuar të importuar)

Në tregun e prodhimit të vajit vegjetal operojnë vetëm dy ndërmarrje, “Olim” sh.a dhe “Vajra Bimore” sh.a. Këto dy ndërmarrje importojnë vajin e papërpunuar, të cilin pasi e përpunojnë e hedhin në tregun e shitjes me shumicë. Treguesit e përqendrimit në këtë treg janë shume të lartë për vetë faktin se janë vetëm dy ndërmarrje prodhuese. Gjatë viteve 2011- 2012 vihet re një ndryshim i strukturës së këtij tregu, ku ndërmarrja “Olim” gjatë 8(tetë) mujorit (janar-gusht) 2012 arrin në pjesën e tregut që kishte ndërmarrja “Vajra Bimore” në vitin 2011, konkretisht mbi 60% të tregut të prodhimit vendas, si dhe e kundërta, ndërmarrja “Vajra Bimore” gjatë 8 (tetë) mujorit (janar-gusht) 2012 arrin në pjesën e tregut që kishte ndërmarrja “Olim” në vitin 2011, konkretisht mbi 39% të tregut, raporton Monitor

Nga analiza e çmimeve të paraqitura në ankesë si dhe të rezultuara nga monitorimi u konstatua se: ka marzhe të njëjta të rritjes së çmimit në afate të përafërta kohore; rritja e çmimit njoftohet më përpara në kohë se të ndodhe realisht kjo rritje; është vënë re mungesë oferte për një periudhë të shkurtër dhe furnizimi me çmime të rritura pas kësaj periudhe; rritja e çmimit të vajit vegjetal është reflektuar në tregun e shitjes me pakicë.

Çmimet e shitjes me shumice nuk kanë reflektuar në kohë zbritjet dhe kanë reaguar menjëherë ndaj rritjes së çmimeve të blerjes në tregjet ndërkombëtare.

Sa më lart, sjellja e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës, ka konstatuar Autoriteti.

Për këtë arsye Komisioni i Konkurrencës vendosi të miratojë hapjen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal për të parë nëse ka ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

\Shekulli Online\E.Sh\
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi