Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Momenti kur njerëzit duhet të vendosin për veten e tyre Empty Momenti kur njerëzit duhet të vendosin për veten e tyre

Tue 13 Dec 2011 - 18:30
 Momenti kur njerëzit duhet të vendosin për veten e tyre Vetevleresimi1323788897_thumb_baza1325_225

Njerëzit gjithmonë ndihen paksa të veçuar në raste të veçanta, mbas një ndarjeje nga partneri, ose kur një koleg konkurent ngrihet në detyrë.

Është shumë e vërtetë se ndiheni fatkeq dhe të palumtur, por a e keni menduar nëse do të fitoni ndonjë gjë të vlefshme duke e futur veten në grupin e njerëzve të pafat?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos ankoheni më. Mjaft u ankuat se asgjë nuk po shkon ashtu siç doni ju!

E vetmja gjë që duhet të mendoni është se jeta është me të papritura dhe ju duhet sa më shpejt të jetë e mundur të mendoni për një zgjidhje të problemit që ju shqetëson.

Nëse shprehja e juaj e preferuar është “Nuk e di çfarë duhet të bëj,” e keni gabim, pasi ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni për të dalë nga një situatë që ju mundon.

Pyesni veten “A do të vepronte një njeri me vetëvlerësim të lartë dhe me respekt ndaj vetes, kështu siç po veproj unë? A do të mendonte njësoj si po mendoj unë? A do të toleronte atë që unë po toleroj? Nëse përgjigjia është jo, atëherë është koha që ju të veproni.”

Merreni ju vetë jetën tuaj në dorë. Është momenti më i përshtatshëm që vendimet e shtyra dhe të lëna pas dore t’i vini në zbatim përpara se të jetë shumë vonë.

Mos harroni që është jeta juaj dhe ju jeni i vetmi person që vendosni se çfarë është e mirë për ju dhe çfarë jo!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi