Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stina e dimrit na ‘plak’ më shumë! Empty Stina e dimrit na ‘plak’ më shumë!

Tue 13 Dec 2011 - 23:51
LONDËR- Dimri bën keq, pasi i dhuron lëkurës një pamje rreth 4-7 vjet më të madhe sec e kemi në realitet! Ky është përfundimi në të cilën kanë arritur një grup studiuesish britanik. Muajt e ftohtë sipas një studimi vendosin në provë më shumë bukurinë femërore, nëpërmjet një pamjeje të tendosur si dhe erës së fortë që i kundërvihet mbi të gjitha estetikës së flokëve Grupi i shkencëtarëve britanik e ka shtrirë studimn e tij në një grup prej 5 mijë grash midis moshës 27 deri 60-vjece, përgjatë katër stinëve të vitit, duke zbuluar që parregullsi estetike, sic janë qeset poshtë syve shfaqen më shpesh gjatë muajve të dimrit. Sipas studimit, përgjatë muajve të ftohtë rreth 82 % e grave vujanë nga fenomene estetike si qese poshtë syrit, në një kohë që gjatë muajve të ngrohtë ky fenomen vërehet tek 38% e tyre. Faji sipas studiuesve të ‘Adonia Organics’ është prezenca e pakët e rrezeve të diellit, të cilat c’tendosin fytyrën, ndërkohë që një pjesë të fajit i'a hedhin mungesës së vitaminës D., pasi trupi e prodhon këtë vitaminë aq të rëndësishme për organizmin e njeriut nën praninë e rrezeve të diellit.

Gjithashtu sipas studimit një sasi më e vogël e rrezeve të diellit diellit ul prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, i cili gjithashtu ndihmon për të patur një jetë më të qetë dhe të relaksuar. Së fundi, mungon edhe vitamina K, gjithmonë si rezultat i stinës së dimrit. Sipas studiuesve britanik fakti është se së bashku, të gjithë këta faktorë mund të çojë që një femër të duket rreth 4,7 vjet më e vjetër sec është në realitet.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi