Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja Çfarë E Plak Lëkurën Empty Ja Çfarë E Plak Lëkurën

Sun 15 Apr 2012 - 3:50
Ja Çfarë E Plak Lëkurën Image74Me kalimin e kohës, lëkura humb shtresat e yndyrës, dhe prodhimi i kolagjenit dhe elastinit ngadalësohet. Si pasojë, lëkura e humb plotësinë e saj dhe fillon e ashtuquajtura plakje e lëkurës.

Plakja e lekures ka keto pasoja:

* Behet me e holle.

* Vijat e holla dhe rrudhat paraqiten.

* Zhvillohen pikat dhe pjeset e zeza.

* Behet me e thate dhe fillon te kruhet.

* Humb yndyren, e cila afer syve dhe ne faqe shkrihet. Humbja e yndyres ben qe damaret e duarve te behen me te dukshem.

* Floket e humbin pigmentin dhe behen te bardha. Keto ndryshime jane te ngadalshme dhe te vazhdueshme, qe fillojne ne te njezetat. Shkaku i plakjes eshte nje kombinim i gjeneve (trashegimise tone) dhe faktoreve te jashtem, si psh. shfaqja ne diell dhe rrezatimi ultraviolet (UV), mimikat e fytyres, graviteti, pozitat e gjumit, dhe pirja e duhanit.

Dielli. Disa minuta shfaqje ne diell per çdo dite mund te beje ndryshime te dukshme ne lekure per nje periudhe kohore. Termi “fotoplakje” (photoaging), perdoret per pershkrimin e demeve te shkaktuara nga dielli. Ne klima te nxehta, fotoplakja mund te shihet ne njerez ne moshe shume te re.

Mimika e fytyres. Nese beni ushtrime te fytyres per te mbajtur nje pamje rinore, eshte koha te ndaloni. Perseritja e levizjeve te fytyres krijon vijat dhe rrudhat. Kur perdorim ndonje muskul te fytyres, shohim vija te ndryshme; me plakjen e lekures dhe humbjen e elasticitetit, lekura nuk kthehet ne formen e meparshme pa vija dhe rrudha.

Graviteti. Graviteti vazhdimisht terheq trupin tone. Ndryshimet qe graviteti na sjell, vihen ne pah kur plakemi. Ne te 50-tat, kur kemi zvogelim dramatik te elasticitetit, pasojat e gravitetit behen te dukshme. Graviteti ben qe maja e hundes te bjer, veshet te varen, qepallat te bien, buza e siperme te zhduket dhe e poshtmja te duket me shume, dhe qafa te varet.

Pozitat e gjumit. Pozita e njejte e fytyres mbi jastek çdo nate me vite te tera perfundon ne vija dhe rrudha. Te ashtuquajtura vijat e gjumit, keto rrudha me kohe mbesin ne fytyre dhe nuk zhduken me edhe nese ndalojme pushuari ne jastek. Femrat, te cilat flene ne njeren ane, mund ti kene keto vija te faqe. Ndersa meshkujt i verejne keto vija ne balle ngase flene me fytyre ne jastek. Njerezit te cilet flene ne shpine nuk zhvillojne rrudha.

Pirja e duhanit. Pirja e duhanit ben ndryshime biokimike ne trupin tone qe pershpejton plakjen. Studimet tregojne qe personi qe pine 10 apo me shume cigare ne dite per se paku 10 vjet do te kete vija te thella dhe lekure te trashe ne krahasim me nje person qe nuk pine duhan. Nje studim tjeter ne 2002 tregon qe rrudhat e fytyres tek perdoruesit e duhanit mund te shihen ne mikroskop edhe kur jane ne te njezetat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi