Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Domatja mbron lëkurën nga plakja Empty Domatja mbron lëkurën nga plakja

Wed 11 May 2011 - 3:51
Domatja mbron lëkurën nga plakja Tomate

Koncentrati i domates përmban një substancë të aftë të mbrojë lëkurën nga plakja në sasi dhjetë herë më shumë se domatja e freskët. Domatja, në fakt, është një perime e pasur me substancën e likopenit - ndoshta më e pasura, e cila çliron një funksion shumë të vlefshëm: bllokon aksionin e radikaleve të lira, domethënë të substancave që trupi ynë i prodhon si mbetje. Këto radikale provokojnë plakjen e lëkurës, të cilat dëmtojnë qelizat. Pastaj radikalet e lira mund të favorizojnë zmadhimin e tipave të ndryshëm të kancerit si atij të gjoksit, në vezoret e grave dhe në prostatë tek burrat. Domatja kështu është shumë e çmuar për bukurinë e lëkurës dhe është një armë efikase në parandalimin e kancerit dhe akoma më shumë koncentrati i saj, na thonë studiuesit. Motivi është i thjeshtë, përgjatë përgatitjes, kur domatja zihet, nxehtësia dhe uji e avullojnë dhe koncentron përbërësit ushqimorë, ku është më i rëndësishëm likopeni. Kaloria pastaj transformohet dhe likopeni bëhet më i asimilueshëm nga trupi njerëzor. Ja përse sasia e likopenit gjendet në përmbajtje 10 herë më shumë se tek tuli i perimit të freskët. Domatja, sipas një kërkimi italian, është e vlefshme edhe sepse përmban sasi kripërash minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë, p.sh kaliumi - i cili lufton ruajtjen e nivelit hidrik dhe presionin e lartë, me kalciumin - i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta, hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C - të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve. Dhe, së fundmi, është e pasur më fibra ushqyese, të cilat lehtësojnë funksionimin e zorrëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi