- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Domatja parandalon sulmin ne tru
Fri 12 Oct 2012 - 12:31
Sipas shkencetareve finlandeze, ushqimi i pasur me domate zvogelon rrezikun e pesimit te sulmit ne tru.
ipas shkencetareve finlandeze, ushqimi i pasur me domate zvogelon rrezikun e pesimit te sulmit ne tru.
Ata kane permendur ndikimin e likopenit, substances qe dhuron ngjyren e kuqe qe gjendet ne domate, speca dhe shalqi.
Rezultatet e studimit, ne te cilin kishin marre pjese rreth 1.031 meshkuj, e qe me pas keto rezultate ishin botuar ne revisten “Neurology”, kane treguar se personat te cilet ne gjakrrjedhjen e tyre kishin me shume likopen ishin me se paku te ekspozuar ndaj rrezikut per t’u prekur nga sulmi ne tru.
Niveli i likopenit ne gjak tek pjesemarresit ishte matur ne fillim te studimit perderisa studiuesit i kishin vezhguar gjendjen per 12 vjet rresht. Ata ishin ndare ne kater grupe ne baze te sasise se likopenit ne gjak.
Ne grupin e 258 meshkujve me sasi te paket te likopenit ishin vertetuar 25 sulme ne tru dhe 11 sulme te tjera tek 259 meshkuj.
Rezultatet kane vertetuar se rreziku per te pesuar sulm ne tru ishte per 55% me i vogel tek ata persona qe kishin sasi me te madhe te likopenit ne gjakrrjedhje.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|