Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Izrael: Hortikultura, prodhohet domatja e zeze Empty Izrael: Hortikultura, prodhohet domatja e zeze

Mon 20 Feb 2012 - 2:49
Izrael: Hortikultura, prodhohet domatja e zeze 1328179603-domatia_e_zezEdhe pse nuk ka asgjë që nuk shkon me prodhimet natyrore, krijimet e frutave dhe perimeve hibride po hyjnë në treg gjithnjë e më shumë. Kërkuesit në hortikulturën izraelite kanë shpikur një lloj të ri domateje, e cila është e kuqe nga brenda, por e zezë nga jashtë. Për të krijuar domaten “Black Galaxy” (Galaksia e zezë), kultivuesit kanë kryqëzuar me varietete të egra. Ngjyra e errët vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronicat.

Pigmenti është foto-sensitiv, kështu që sa më gjatë të qëndrojë domatja në diell, aq më e zezë bëhet. Kompania që ka prodhuar këtë domate të zezë, “Technological Seeds”, e specializuar nw prodhimet hibride, thotë se këto domate janë në avantazh sepse i kanë të gjithë antioksiduesit. Domatja do të tregtohet fillimisht vetëm në tregun e hoteleve luksoze për shkak të ngjyrës së saj unike. Domatja e çuditshme do të prezantohet javën e ardhshme në panairin “Arava Agricultural R&D”. Në këtë panair do të prezantohen edhe limonët pa fara, një lloj i ri luleshtrydhesh, limona të kuq dhe karota me shumë ngjyra: e verdhë, e purpurt dhe rozë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi