Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dafina dhe Krenari tregojnë sekretet e lidhjes së tyre Empty Dafina dhe Krenari tregojnë sekretet e lidhjes së tyre

Fri 26 Feb 2010 - 16:58
Dafina dhe Krenari tregojnë sekretet e lidhjes së tyre F.0219211421237_mPrej muajsh janë në lidhje dashurie. Në vitin që lamë pas ishin një nga çiftet me të përfolur nëpër media. Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin hapur për lidhjen e tyre, ata në çdo vend dhe kudo janë parë së bashku. Këngëtarja më atraktive aktualisht në Kosovë, Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Krenar Çoçaj, flasin për njohjen, lidhjen dhe dashurinë e tyre. Thonë: “Jemi dy trupa e një shpirt”!
Para se të filloni lidhjen, a jeni njohur me njëri-tjetrin?
Dafina: Po, jemi njohur një muaj para se të fillojmë lidhjen.
Krenari: Prej që jemi takuar, kemi menduar si ta zëmë njëri-tjetrin.(qesh).
Në çfarë rrethanash e njohët për së afërmi njëri-tjetrin?
Dafina: Të dytë kemi qenë në një sallon flokësh ku rregullohen edhe meshkujt edhe femrat. Aty kemi biseduar dhe jemi njohur mes veti.
Pas sa kohe njohje filluan “xixat “ e dashurisë?
Krenari: “Xixat” e dashurisë filluan pas një muaji njohje.
Kush e hodhi hapin e parë drejt lidhjes?
Krenari: Dafina
Dafina: Krenari valla.
Cila ka qenë gjëja e parë që i ka rënë në sy Krenarit tek Dafina e cila Dafinës tek Krenari?
Krenari: Bukuria dhe shpirt mirësia e saj.
Dafina: Ishte i ngjashëm si unë me sjellje dhe me humor.Natyrisht edhe i bukur.
Kush e ka thënë i pari fjalën magjike “Të dua”?
Dafina: Krenari ka qenë ai që ka filluar edhe me këto fjalë të bukura.
Si ishin ditët e para të lidhjes?
Krenari:
Magjike, si në përralla.
Cili di të dhurojë më shumë dashuri?
Krenari dhe Dafina: Ne jemi dy trupa e një shpirt.
Po xhelozi?
Krenari:
Dafina ma shumë.
Si e përshkruani dashurinë tuaj?
Dafina: Shumë romantike dhe “funny”!
Kush është më romantik?
Dafina: Krenari është më romantik dhe më i kujdesshëm për gjithçka.
Cila është fjala që ia thoni njëri-tjetrit në mëngjes?
Krenari: I Love you sweetheart!
Po kur bini për të fjetur?
Dafina:
Natën e mirë dhe shtyju më andej (qesh).
Kur nuk jeni afër njëri-tjetrit, si ndjeheni?
Dafina: Shumë të zbrazët, si një trup i pa shpirt.
A hidhëroheni ndonjëherë?
Dafina:
Po normal, por kthehemi shpejt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi