- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Shqetësim, 55% e fëmijëve në SHBA llogari në Facebook
Wed 14 Dec 2011 - 16:01
Më shumë se gjysma e fëmijëve nën 13 vjeç kanë një llogari të fshehtë në “Facebook”, edhe pse ka një kriter moshe për regjistrimin në rrjetin e madh social.
Ky ishte përfundimi i arritur nga një studim i kryer në SHBA. Më parë, rezultate të ngjashme ishin zbuluar edhe në një sondazh të dytë të pavarur, të kryer në vendet e Bashkimit Europian.
Në bazë të rregullores së “Facebook”, askush nën 13 vjeç nuk mund të regjistrohet në faqe, por përsëri, 55% e 12-vjeçarëve janë të regjistuar dhe shpesh, falë ndihmës së vetë prindërve të tyre. Edhe më shqetësues fakti se ka fëmijë edhe më të mitur se 10 vjeç, që kanë akses në rrjetin shoqëror.
Të pyetur mbi këtë fakt, shumë prindër shprehen se nuk e kanë problem që fëmijët e tyre të kenë akses në këtë rrjet shoqëror. Nga ana e tij, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, është shprehu se do t’i pëlqente që kufizimi i moshës të hiqej, por kjo nuk është e mundur për shkak të ligjeve për mbrojtjen e jetës private të të miturve në SHBA. /albeu.com/
- Çdo 24 orë, hakersat tentojnë të vjedhin 600 mijë llogari në Facebook
- Pse nuk duhet të postojmë foto të fëmijëve në Facebook
- SHBA, vendosen pengesa ligjore për abortin e fëmijëve të palindur
- SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm
- SHBA nuk lejon shoferët të përdorin Facebook
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi