Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Fri 23 Dec 2011 - 3:10
Drejtoresha e INSTAT: Shifrat për etninë e fenë, vitin tjetër.

Në dhjetë vitet e fundit popullsia shqiptare është zvogëluar. Pas regjistrimit të fundit të kryer rezulton se në vend jetojnë 2 831 741 banorë, ndërsa në vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3 069 275 banorë. “Vihet re një zvogëlim me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë të jetë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”, tha drejtoresha e Institutit të Statistikës, Ines Nurja. Ajo shtoi se të dhënat e tjera për etninë dhe fetë do të jepen në raportin përfundimtar vitin që vjen. Sipas vlerësimit paraprak, numri i personave që e kanë refuzuar këtë census është 29 355 veta, ose 1.04%. Llogaritja e kësaj shifre bazohet në vlerësimin paraprak të numrit të banesave që kanë refuzuar të marrin pjesë në census. Numri i ndërtesave është 686 405. Krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje me 34%. Gjithashtu në këtë census janë numëruar 740 256 familje. Numri i pjesëtarëve të një familjeje, krahasuar me censusin e vitit 2001, ka pësuar rënie. Sot një familje ka mesatarisht 3.8 persona, ndërsa 10 vjet më parë ky tregues ishte 4.2. Numri mesatar i pjesëtarëve të një familjeje në zonat rurale është 4.1 nga 4.5 që ishte në 2001-shin. Në zonat urbane numri mesatar i personave për një familje është 3.6, nga 3.9 që ishte dhjetë vjet më parë. Kukësi është qyteti me familjet më të mëdha. Mesatarisht një e tillë ka 4.6 persona. Ndërsa familjet më të vogla janë në Korçe dhe Gjirokastër, me nga 3.3 pjesëtarë mesatarisht. Sa u përket të dhënave për banesat, kemi një rritje me rreth 300 mijë të tilla. Numërohen plot 1 075 881 banesa dhe krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje me 37%. Po kështu është shtuar me 34% edhe numri i ndërtimeve. Numërohen 686 405 ndërtesa, ndërsa në regjistrimin e mëparshëm ishin 512 387. Numrin më të lartë të banesave dhe ndërtesave e ka Tirana. Qyteti i dytë me më shumë ndërtime është Fieri, i pasuar nga Elbasani dhe Vlora. Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i plotë i të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare dhe banesave, destinacioni i të cilave është banimi. Qëllimi kryesor i censusit të popullsisë dhe banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Censusi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment të dhënë (momenti kritik i censusit). “Vetëm censusi mund të sigurojë të dhëna kaq të plota dhe të detajuara dhe rezultatet e tij janë jetësore për një politikën dhe marrjen e masave efektive”, kanë deklaruar specialistët e Institutit të Statistikës.

Kukësi, qyteti më i vogël
Kukësi është qyteti më i vogël në Shqipëri. Ai ka 29 046 banorë. Pas tij vjen Gjirokastra, me 37 610 banorë. Ndonëse dihet që Tirana ka numrin më të lartë të banorëve, edhe në nivel qarku nuk i kalon 763 634 banorët. Megjithatë, dhjetëra familje raportojnë se nuk janë regjistruar fare në kryeqytet. Ankesa ka edhe nga qytetet e tjera të mëdha. Të dhënat përfundimtare të censusit pritet të dalin në rezultate më të plota.

Vlora, me më pak banesa të banuara
Vlora ka numrin më të vogël të banesave të banuara. Në rreth 52.4% të tyre jetojnë qytetarë, ndërsa pjesa tjetër është bosh. Elbasani është qyteti që ka numrin më të madh të banesave ku jetojnë qytetarë, në nivelin 73.6%. Pas tij renditet Shkodra, Tirana e Korça. Sa u përket ndërtesave, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të ndërtimeve, me rreth 3500 të tilla për një hark kohor prej 10 vjetësh.

Tirana me dendësinë më të madhe të popullsisë
Mesatarisht, për një km katror në Shqipëri ka 98.5 persona. Dendësinë më të lartë e ka Tirana me përkatësist 10 533 banorë për km2. Qyteti me dendësi më të ulët është Leskoviku, me 1.8 banor për metër katror. Sa i përket raportit gjinor, për 100 femra ka mesatarisht 100.8 meshkuj. Numri më i lartë është gjetur në komunën e Temalit në Shkodër, me rreth 133.5 meshkuj për 100 femra. Ndërsa numri më i ulët i meshkujve rezulton të jetë në Pogon të Gjirokastrës, ku regjistrohen 84.7 meshkuj për 100 femra.

Qytetet e burrave
Dibra është qyteti që ka numrin më të lartë të meshkujve për 100 femra. Në tabelë sqarohet se 103.1 është koeficienti i meshkujve në këtë qytet. Ai renditet i pari me numrin më të lartë të burrave. Pas tij vjen Vlora, Durrësi përkatësisht me 101.1 meshkuj dhe Kukësi me 100.9.

37 per qind është rritur numri i banesave në krahasim me 10 vjet më parë. Numërohen plot 1 075 881 banesa. Po kështu është shtuar me 34% edhe numri i ndërtimeve. Numërohen 686 405 ndërtesa, ndërsa me regjistrimin e mëparshëm ishin 512 387.

Censusi bën Shqipërinë “qytetare”
Për herë të parë regjistrohen më shumë banorë në qytete se në fshatra

Nuk dihet nëse të ardhurit nga fshati në qytet janë asimiluar duke shtuar numrin e qytetarëve apo qytetet kanë marrë hije fshati. Por, statistikisht, për herë të parë Shqipëria ka më shumë banorë që jetojnë në zonat urbane se ato rurale. Të dhënat paraprake të censusit të popullsisë, të cilat u bënë publike dje nga INSTAT-i, përmbysin shifrat e mëparshme. “Për herë të parë në historinë e censusit, të kryera që nga 1923-shi, popullsia në zonat urbane është më e lartë se popullsia në zonat rurale. E ndarë në përqindje, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% e popullsisë jeton në zonat rurale”, tha dje gjatë një konference për shtyp drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja. Statistikat tregojnë se pas rreth 90 vjetësh, ku sidomos dy dekadat e fundit migrimi i brendshëm ka qenë me ritme galoponte, Shqipëria mund të konsiderohet një vend i urbanizuar. Popullsia rezidente është e përbërë nga 50.2 për qind meshkuj dhe 49.8 për qind femra. Shifrat flasin për një rikthim në traditën e vjetër ku lindnin më shumë meshkuj, sesa femra. Në censusin e 10 viteve numri i tyre ishte më i lartë. Gjithsesi, referuar grafikëve me shifrat zyrtare që nga viti 1989, diferenca mes dy gjinive mbetet e ulët. Në total janë 1 421 810 meshkuj dhe 1 409 931 femra. Një indikator mjaft interesant në census është koeficienti i mashkulloritetit. E thënë më thjeshtë, sipas qyteteve, jepen të dhëna se ku ka më shumë burra dhe ku popullsia dominohet nga gratë. Qyteti me koeficientin më të lartë të meshkujve rezulton të jetë Dibra. Të dytat në listë renditen Vlora dhe Durrësi. Pas tyre renditet Gjirokastra, Kukësi, Fieri dhe Elbasani. Tirana, ndonëse ka popullsinë më të madhe, ka koeficientin më të ulët të meshkujve në të gjithë vendin, pas Shkodrës. Sa u përket zonave rurale, më shumë meshkuj ka në fshatrat e Korçës të Beratit dhe të Durrësit. Regjistrimi i popullsisë dhe banesave u krye gjatë muajit tetor. Rreth 15 mijë persona u përfshinë në këtë proces që kryhet një herë në 10 vjet. Komisioni Europian ishte financuesi dhe mbështetësi kryesor i regjistrimit që si bazë ka deklarimin vullnetar të personave që pyeten. Nga sa bëri me dije drejtoresha e INSTAT-it, rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë nga këto paraprake. “Rezultatet përfundimtare të censusit do të jepen në 2012-n pas procesit të përfundimit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave nga pyetësorët”, tha Ines Nurja. Sipas saj, të dhënat e censusit të popullsisë dhe banesave janë bazuar në deklarimin e lirë të individëve. “Ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave është një nga parimet kryesore”, tha Nurja.

53.7 per qind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% e popullsisë jeton në zonat rurale. Krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2001, numri i popullsisë në zonat urbane është rritur me gati 300.000 vetë.

50.2 për qind e popullsisë së regjistruar janë meshkuj dhe 49.8 për qind femra. Në total janë 1 421 810 meshkuj dhe 1 409 931 femra. Gjithsesi, referuar grafikëve që nga viti 1989, diferenca mes dy gjinive mbetet e ulët me 1.889 meshkuj më shumë.

2 831 741 banorë është numri total i popullsisë së regjistruar për këtë vit, ndërsa në vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3 069 275 banorë. Shkaku kryesor i zvogëlimit të popullsisë mendohet të jetë emigracioni masiv.

Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve Census3

Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve Census2

Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve Censusu

/Panorama/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Fri 23 Dec 2011 - 3:15
2 831 741 banorë është numri total i popullsisë së regjistruar për këtë vit!!!!!!!!!!!

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Fri 23 Dec 2011 - 19:40
Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten
Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve Zgjedhjetshqiperi

Popullata e pranishme në Shqipëri ka rënë me 7.7 për qind gjatë dhjetë viteve të fundit, por votat e hedhura në zgjedhje çuditërisht janë rritur me 18.6 për qind, raportoi gazeta “Shqip” gjatë së premtes.

Lajmi bëhet i ditur nga një ballafaqim i të dhënave të censusit të popullatës dhe banesave, që u publikuan të mërkurën dhe rezultateve zgjedhore të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu, rezulton se në Shqipëri, në vitin 2001, banonin 3.07 milionë njerëz, nga të cilët rreth 1.1 milionë qenë nën moshën 18 vjeç.

Nga popullata mazhorene prej 1.8 milionë vetë, në zgjedhjet e qershorit 2001 morën pjesë 1.3 milionë vetë ose

Në zgjedhjet e vitit 2009, në Gjirokastër votuan 57 mijë persona, nga 52 mijë rezidentë me të drejtë vote. Duke llogaritur kthimin e 6 mijë emigrantëve, pjesëmarrja në votime në zonë "bie" në 100%

Gazeta "Shqip"
rreth 72 për qind e popullatës rezidente. Censusi i vitit 2001 u zhvillua në prill, ndërsa zgjedhjet u mbajtën në qershor.

Në vitin 2011, në Shqipëri rezultuan se banonin 2.83 milionë vetë. Nuk ka ende të dhëna se si ndahet kjo popullatë sipas grupmoshave, por nga të dhënat e INSTAT-it, gjatë viteve të fundit, afro 32 për qind e popullatës shqiptare është minorene, e nxjerrë kjo nga të dhënat e regjistrave civilë dhe nga censusi i vitit 2001.

Ka arsye të besojmë se përqindja e minorenëve është edhe më e madhe për shkak se emigrimi i rreth 400 mijë vetëve gjatë dekadës së fundit ka prekur më së shumti maxhorenët dhe jo minorenët.

Megjithatë, duke marrë për bazë faktin se në Shqipëri 32 për qind e popullatës është pa të drejtë vote, rezulton se këtë maj, kur shqiptarët votuan për pushtetin vendor, në vend kishte 1.9 milionë shqiptarë, nga të cilët, 1.57 milionë ose 83 për qind e “shkundën” votën.

Kjo përqindje votuese është tepër e lartë për vendet demokratike, ku shumë shpesh njerëzit humbasin besimin te sistemet zgjedhore, por ka edhe më keq.

Gjirokastër, 110 për qind

Qarku i Gjirokastrës ka 159 mijë vetë të regjistruar në Drejtorinë e Gjendjes Civile, por në censusin e tetorit popullsia banuese qe 75 mijë vetë. Pjesa tjetër mungoi. Nga këta 75 mijë vetë, rreth 24 mijë ka gjasa që nuk e kanë mbushur moshën për të votuar dhe popullata maxhorene e pranishme rezulton 50 mijë vetë.

Problemi është që në zgjedhjet e vitit 2009, në këtë qark u hodhën 52 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, u hodhën 57 mijë vota, ose më shumë se 100 për qind e popullatës së pranishme.

Mundet që një pjesë e emigrantëve të jenë kthyer për të votuar ditën e zgjedhjeve, por kjo nuk justifikon dot mijëra vota më shumë. Sikur në ditën e zgjedhjeve të jenë kthyer 6 mijë njerëz vetëm për të votuar, sërish rezulton se pjesëmarrja ka qenë 100 për qind.

Vlora e Korça nuk mbeten pas

Në Qarkun e Vlorës ka 370 mijë banorë sipas regjistrit civil, por gjatë censusit rezultoi se popullata banuese qe 184 mijë vetë. Duke marrë parasysh se një e treta janë më pak se 18 vjeç, popullata maxhorene rezulton rreth 124 mijë vetë, ndërsa në zgjedhjet e tetë majit, në këtë qark u hodhën 117 mijë vota.

Pjesëmarrja në votime rezulton 94 për qind. Në Qarkun e Korçës ndodh e njëjta gjë. Ka 353 mijë vetë të shënuar në regjistër dhe 220 mijë vetë të numëruar nga censusi. Në zgjedhjet e vitit 2009, këtu votuan 134 mijë vetë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2011 votuan 136 mijë vetë.

Rruzhdijet e Shqipërisë

Në vitin 2009, një fshat i vogël në Fier u bë simbol i demokracisë shqiptare. Komisionerët e qendrës së votimit lejuan votimin e përsëritur të disa njerëzve në emër të fshatarëve të emigruar.

Në listën e zgjedhësve në këtë fshat kishte 590 votues dhe në kutinë e votimit u gjendën 512 vota. Komisionerët u kapën dhe u dënuan. Por, ka shumë gjasa që të mos jenë të vetmit që votojnë edhe për llogari të emigrantëve duke i mbushur kutitë.

Si rregull, sa më e thellë të jetë komuna, aq më e lartë rezulton pjesëmarrja në zgjedhje, ndërkohë që emigrimi ecën në krah të kundërt, sa më e thellë të jetë komuna, aq më i lartë është emigrimi. Në disa komuna të Qarkut të Kukësit rezulton se marrin pjesë në votime mbi 70 për qind të njerëzve të pranishëm në listë, ndërkohë që popullata në këtë qark është ulur ndjeshëm.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Sun 25 Dec 2011 - 19:19
Jane cmendur fara...
Sponsored content

Shqiperi Re: Shifrat e Censusit: Ulet popullsia, rritet numri i apartamenteve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi