Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Berisha po manipulon shifrat e censusit për etninë dhe fenë në favor të Athinës Empty AK: Berisha po manipulon shifrat e censusit për etninë dhe fenë në favor të Athinës

Fri 30 Mar 2012 - 15:53
Sot bëhen gjashtë muaj nga mbyllja e censusit, shqiptarët ende nuk i dinë rezultatet për pyetjet e etnisë dhe fesë
Aleanca KuqeZi, përmes një deklarate për shtyp, kërkoi që
kryeministri Sali Berisha të publikojë të dhënat e regjistrimit të
popullsisë sa i përket fesë dhe etnisë. Sipas tyre, sot është mbushur
gjashtë muaj nga përfundimi i regjistrimit dhe nuk ka të dhëna në këtë
drejtim.

“Aleanca KuqeZi është përpara opinionit publik për të disatën herë
për të denoncuar skandalin me të madh politik dhe ekonomik të qeverisë.
Mbushen sot plot 6 muaj nga përfundimi i procesit të regjistrimit të
popullsisë, aq shumë të trumbetuar nga qeveria Berisha dhe Genc Pollo si
“CENSUS”, dhe shqiptarët ende nuk kanë parë asnjë shifër zyrtare sa i
përket etnisë dhe fesë,” thuhet në deklaratën e AK.

Sipas AK, Berisha po manipulon këto të dhëna në favor të Athinës.
“Aleanca KuqeZi kundërshtoi me forcë dhe në bazë të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë pikërisht këto dy pyetje të “censusit” sepse NE
e dinim që qeveria do t’i manipulonte shifrat zyrtare të pakicave
etnike dhe të dhënat për komunitetet fetare si rrjedhojë e marrëveshjeve
të fshehta dhe direktivave të Athinës zyrtare. Qeveria shqiptare ka
dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje
të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara
përpara kombit tonë,” thuhet në deklaratë.

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të
Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve që të publikojë sa më parë të dhënat
zyrtare të “censusit” për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe
afateve të përcaktuara prej tij për procesin e regjistrimit të
popullsisë. Sot pas 6 muajsh Greqia nuk pranon të miratojë të dhënat e
censusit për shkak se shqiptarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes se
Aleancës KuqeZi për mos plotësimin e kushteve helene, përkatësisht
pyetjes për etninë dhe fenë në “census”,” vijon më tej AK.

Sipas kësaj lëvizje, shqiptarët kanë refuzuar këto dy pyetje dhe censusi që kushtoi 14 milion euro ka qenë një dështim.


AMA-NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi