Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sfera enigmatike e ardhur nga hapësira Empty Sfera enigmatike e ardhur nga hapësira

Fri 23 Dec 2011 - 19:14
Sfera enigmatike e ardhur nga hapësira TopingahapesiraNjë top metalik ra nga qielli e u përplas më parë gjatë muajit në shkretëtirën e Namibisë (në Afrikë), ndërsa asnjë ekspert nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë është.

Sfera enigmatike peshon rreth katër kilogramë, është ndërtuar me një metal të panjohur dhe duket sikur në të vërtetë, është formuar nga bashkimi i dy pjesëve.

Në momentin e impaktit me tokën, topi metalik formoi një krater prej katër metrash të gjerë dhe 40 centimetrash të thellë. Fakti që nuk u shpërbë në kontakt me atmosferën provon se sfera është e përbërë nga një metal tepër rezistent.

Sipas banorëve vendas, përpara se sfera të përpasej në shkretëtirë, ishin dëgjuar një seri shpërthimesh enigmatike.

Pas publikimit të lajmit, në internet nisën të qarkullojnë menjëherë spekulime për një kontakt me jetën jashtëtokësore. Megjithatë, ekspertët thonë se fare mirë, sfera mund të jetë pjesë e një sateliti gjerman, i cili pësoi defekt dhe u përplas në Tokë një muaj më parë.

Sidoqoftë, ata që mbështesin versionin e dytë, nuk janë në gjendje të identifikojnë se për çfarë shërbente pajisja në satelit dhe se ku ishte e vendosur ajo në të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi