Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mesazhet e urimit për festa, zgjidhni atë që bën për ju! Empty Mesazhet e urimit për festa, zgjidhni atë që bën për ju!

Sat 24 Dec 2011 - 2:09
TIRANE- Mesazhet e urimit për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri janë ndër gjërat më të bukura që karakterizojnë këto festa. Urimi i njerëzve të dashur, miqve apo kujtdo tjetër është sa i veçantë por edhe personal. Neve të BalkanWeb po ju tregojmë disa mënyra të të dërguarit mesazhe dhe ju zgjidhni atë që bën për ju, gjithmonë në varësi të personit që do ia dërgoni. Mos harroni një mesazh urimi nuk mund të jetë vetëm formal, nëse i shtoni pak doza humori s’do të ishte keq.Tipi i parë i mesazhit është përshkrues.1- Krishtlindjet u krijuan me shkop magjik në këtë botë, rezultati: Çdo gjë është më e bukur në këtë ditë. Gëzuar Krishtlindjet!Mesazhi i dytë bazohet tek shenjat që formojnë kuptim. Mund të formoni figura në celularin tuaj me të cilat uroni gjithashtu.
2- )”"”() ,*
( ‘o’ ) ,***
=(,,)=(“‘)<-***
(“”),,,(“”) “**
Kjo është e gjitha për ty, Gëzuar Vitin e Ri!

Mesazhi që rimon. Fjalët e thëna në vargje tingëllojnë më bukur, mundohuni të krijoni dicka për njerëzit tuaj të dashur.
3- Magjia e ëmbël qoftë darka e Krishtlindjeve
Ku të gëzoni ju, t’ju përmbushet çdo dëshirë
Gjithë lumtura e gëzimi i botës le të jenë sot me ty
Babagjyshi le të ndalet i pari në shtëpinë tënde
Të të sjellë thesarin e shumëpritur
Që nesër të mbetet kujtimi më i bukur
Gëzuar Krishtlindjet!

Ky është një tip mesazhi pak më formal, i përshtatshëm edhe për kolegët.
4- Viti i Ri le ta zhdukë të kaluarën, e nesërmja po vjen dhe unë të uroj ty punë sa më të mbarë. Besimi i bën të gjitha gjërat të mundshme. Gëzuar!

Një formë tjetër mesazhi mund të ishte:
5- Viti i Ri qoftë i bekuar! Le të mbushë me ngrohtësi zemrat tuja. Pranë jush qofshin njerëzit më të dashur për ta bërë të paharrueshme këtë ditë. Gëzuar 2012-ën.

Ky mesazh përshtatet më së shumti për të dashuruarit që janë larg.
6- Unë ëndërroj Krishtlindje të bardha. Shpresoj që të tilla të jenë edhe për ty. Në çdo dëshirë që kam shprehur, kurrë s’të kam përjashtuar ty! Sot u bëfshin realitet për të dy!

Ky është tipi i mesazhit që përmban humor brenda. Dërgojani njerzve që e pranojnë humorin.
7- Krishtlindjet në shtëpinë time festohen 7 herë më mirë se kudo tjetër. Fillojmë të pimë më herët se të tjerët dhe kur dehesh cdo gjë shkon vaj... E di që ti pret të shohësh një Babagjysh, ne këtu shohim 7. Kalofsh bukur gjithësesi!
(Përshtati Matilda Arapi/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi