SHARMI I POLITIKANËVE
Tue 27 Dec 2011 - 15:05
Uebfaqja hottestheadsofstate.wordpress.com ka bërë përzgjedhjen e politikanëve më sharmantë në gjithë botën, në mesin e të cilëve në vendin e dhjetë renditet presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është në vendin e 25-të.
Listës së politikanëve më të sharmant u prin kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, pasuar nga mbreti i Butanit, Jigme Khesar Namgyel Vangçuk, Jozef Kabilla, president i Kongos, Kristina Fernandez de Kirshner, presidente e Argjentinës.
Në vendin e pestë renditet Rusvelt Skerrit, kryeministër i Dominikës, shtet i vogël në Karaibe, në të gjashtin Henri i Madh, Duka i Luksemburgut. Pasojnë Rafael Korea, presidenti i Ekuadorit, Abhisit Vejajiva, kryeministër i Tajlandës dhe Mohamed Nashid, presidenti i Maldives.
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama renditet në vendin 13, homologu i tij rus, Dmitri Medvedev është në vendin 20, Vlladimir Putin, kryeministër i Rusisë është në vendin 23, ndërsa Boris Tadiq, presidenti i Serbisë, renditet në vendin 29.
Në listë janë përfshirë gjithsej 209 personalitete të ndryshme nga e gjithë bota. /kosovapress/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi