Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Empty 50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë

Mon 5 Mar 2012 - 16:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Dritëro Agolli në një vizitë në Skrapar në vitin 1994, kur një grup demokratësh e qerasën me raki, shkrimtari ju thotë: Do ta pi rakinë tuaj, sepse një demokrat në Skrapar është sa një socialist në Tiranë.

2. Dritëro Agolli në vitin 1997, pas deklaratës së Nanos për meritokracinë e kuadrove: Kësaj i them shkërdhatokraci dhe jo demokraci

3. Edi Rama sapo emërohet ministër i Kulturës në vitin 1998 nuk pranoi badigardë duke deklaruar: “Nuk do të pranoj badigardë, përjashto rastin kur të më japin një më të gjatë se vetja”.

4. Pjetër Arbnori, ish-kryetari i Parlamentit, data 13 shtator 1999, në një konferencë për shtyp: Këta nuk janë socialistë, por specialistë.

5. Edi Rama, ministër i Kulturës, në gusht të vitit 1999: Është vështirë të jesh ministër Kulture në një vend me kulturë të tillë.

6. Edi Rama gjatë fushatës së Nanos për katarsis në vitin 2001: Nano është bërë si Robert Çamçakëzi, fut duart në xhepa dhe bredh nëpër kantier.

7. Fatos Nano në gusht të vitit 2001 kur shkon në Lezhë për fushatë elektorale, del nga makina dhe i hap derën Lesit duke thënë: “E, ç’është një lider partie para një lideri të shtypit të lirë”.

8. Fatos Nano gjatë fushatës për katarsis në vitin 2001: E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra ministër.

9. Fatos Nano: Në mbledhjen KPD-së në dhjetor të 2001: Lavatriçe? Po Musa, ti nuk vlen as sa një lavatriçe.

10. Fatos Nano në Parlament në vitin 2001: Unë jam çliruar nga makthet e Berishës. Ndërsa kam thënë se lëvizjen “Nano” nuk e ndalon dot më as vetë Nano, regjimin e Berishës në Shqipëri nuk e kthen dot më as vetë Berisha.

11. Arta Dade në dhjetor të vitit 2001 gjatë fushatës së Nanos për Katarsis: Më tepër të dhemb kur ta fut i yti.

12. Edi Rama në komision hetimor ndaj tij, i drejtohet Uran Metkos: Nuk t’i zgjidh dot hallet. Vetëm mund të të jap ndonjë pulë të pjekur dhe një shishe raki që ta pish me Shpëtim Rroqin.

13. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosavrastit: Sikur të ka gjet doktori te gabi.

14. Gramoz Ruçi pas akuzave të Nanos se e ka mbajtur në kurriz për 12 vjet: Kemi një shprehje ne andej nga jugu, dhëndrit të ri mos i dil përpara gjashtë muaj para e gjashtë muaj pas dasmës.

15. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Rusmajlit: Do t’u jap një shkallë të Komunales që të shihni çfarë kam unë në kokë!

16. Edi Rama më 9 tetor 2002, i drejtohet Rusmajlit: Të fala doktor Najlonit.

17. Edi Rama në vitin 2002 në emision televiziv: Kush e di se cila nga stërgjyshet e tezës së njërit, s’ka pasur një moment gëzimi me stërgjyshin e hallës së tjetrit.

18. Pandeli Majko. Gazetari: A do ta pranonit postin e kryeministrit nëse do t’u propozohej? Unë nuk jam nga ata që ua fusin thikën pas shpine shokëve. (Më pas e pranon e postin e kryeministrit)

19. Edi Rama: “Unë solla në tiranë grupin “Scorpions” ndërsa PD-ja, Rroqin me kitarë”

20. Edi Rama: Kemi vënë bythën në qendër se nuk ka mushkonja, në periferi ka më shumë mushkonja me llastiqe në dorë.

21. Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës pas akuzave si i korruptuar: Nuk ka bir ****** të gjejë lekë të vjedhura në xhepat e mi.

22. Nikollë Lesi në tetor të vitit 2004 gjatë protestave anti-Nano: I kam kërkuar Berishës të më japë PD-në mua dhe për 24 orë e rrëzoj Fatos Nanon.

23. Fatos Nano në Parlament në vitin 2004: Pasuria ime më e madhe, më e çmuar dhe e hipotekuar në sytë e të gjithëve, është Sali Berisha.

24. Kastriot Islami më 22 prill 2004 në Parlament: Herën e parë ta thashë italisht, tani do ta them shqip: Je bërë si Cari i Rusisë.

25. Bamir Topi në Parlament për Fatos Nanon: Unë, zoti kryeministër, nuk merrem me ndryshime mbiemrash. Ju keni të njëjtin mbiemër Nan´-i vogël. Ndërsa ju e doni në shumës mbiemrin tim, që të më arrini mua me gjatësi

26. Sali Berisha më 10 shtator 2005 në kohën kur ai piu pak ujë nga gota që gjendej mbi foltoren e Kuvendit, disa deputetë vijuan me komentimin e fjalëve te tij. Berisha iu drejtua krahut të majtë me fjalët: Nuk i flitet tjetrit, kur pi ujë”.

27. Sali Berisha në gusht të vitit 2005 në konferencë për shtyp: Nikollë Lesi është i vetmi që ngrin në gusht.

28. Sali Berisha, ish-shefi i opozitës në emisionin “Opinion” në TV “Klan”: E kam gjetur presidentin (për Moisiun, duke luajtur domino, përpara se ta propozoja atë në postin e Presidentit.

29. Edi Rama më 6 maj 2005, me të hipur në “arenën” e fjalimeve të socialistëve kërkon t’i hiqet podiumi qe ndodhej para foltores: Kongresmenët nuk kanë faj që duan të më shkurtojnë se jam shumë i gjatë.

30. Artan Lame në korrik 2005 në KQZ: Nëse peshku qelbet nga koka në PS është qelbur nga këmbët.

31. Ben Blushi në korrik 2005 në edicion informativ në Tv “Klan”: Nga Partia Socialiste kishte kandidatë që bënin fushatë me pantallona të shkurtra.

32. Nikoll Lesi, njëherë pas fitores së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 nga koalicioni i djathtë: Tani do ketë vetëm investime dhe arrestime.

33. Gramoz Ruçi në kongresin e tetorit (2005) të PS-së: Tani që kaluam në opozitë as ujë nuk kemi.

34. Edi Rama menjëherë sapo zgjidhet nga kongresi në krye të Partisë Socialiste deklaroi 10 tetor 2005: Duhet të ulim numrin e burrave për metër katror.

35. Edi Rama gjatë inaugurimit të një rruge në Tiranë: Ne nuk hedhim asfalt “më ka ç’u moma me la gojën”.

36. Bujar Leskaj, ministër i Kulturës në një konferencë shtypi për konfliktin me FSHF: Do ta ngul aq thellë atë gozhdë, sa të thonë o lele, o mami gozhda.

37. Sali Berisha, në 16 mars 2006 në konferencë shtypi tek kryeministria: Gazetarët jashtë tani. Se po t’i lesh këta, bëhen banorë të Kryeministrisë. Po nuk kanë faj këta kur shohin Bashën, qeë ka pothuajse moshën e tyre.

38. Blendi Klosi më 14 mars 2006 në Parlament: Zonja Topalli që nga dje nuk të njohim si kryetare e Kuvendit. Ti përfaqëson vetëm frikën e 80 burrave në Kuvend të cilët janë kthyer në gra.

39. Sali Berisha në prononcim për median më datën 16 mars 2006 për situatën në Parlament: Bilbilenjtë të bilbilojnë. Majko ishte bërë si Çe Guevara.

40. Genc Pollo, ministër i Arsimit pas largimit nga PDR-ja e Nard Ndokës: Politika duhet të përballet me haxhiqamilizmin parlamentar, sepse në rast se përmes PDR-së kemi sjellë pa dashje në Kuvend ndonjë kokërr jo “du babën” por “du postin”,

41. BLENDI KLOSI në seancën parlamentare të datës 27 maj 2006: Kjo qeveri të kujton atë fjalën e urtë të grave, keq me burrë dhe keq pa burrë, më mirë të mos isha martuar kurrë.

42. Fatos Nano, data 14 korrik 2006 gjatë bisedës me Berishën në një pritje në ambasadën franceze: “Karrigen tënde dhe timen nuk e ha as dreqi”.

43. Spartak Ngjela më 28 korrik 2006 në Parlament: Kur dola nga burgu i pashë njerëzit duke ngrënë fara, dje isha në Durrës dhe po hanin misra, kemi ecur shumë këto 15 vjet.

44. Namik Dokle i drejtohet Nishanit në datë 28 korrik 2006: Jam duke bërë një dramë, por më mungonte roli i idiotit, por tani e gjeta.

45. Arta Dade i drejtohet ministrit të Jashtëm në Parlament: I duket vetja si Don Zhuan ministrit tonë të Jashtëm dhe thotë pata një bisedë miqësore me zonjën Ilika (ministrja e Jashtme e Maqedonisë) ashtu sikurse mendon se ka pasur edhe ndjenja të tjera të miqësisë apo simpatisë me gra apo me shoqe të tjera që zotin ministër e kanë rrethuar edhe në kohën kur pinte çaj me klor kur ishte nxënës në shkollë.

46. Pandeli Majko në dhjetor 2005 iu drejtohet demokratëve për krizën energjetike: Deri në fund do na akuzoni se kemi bërë pakt me Perëndinë që të mos bjerë shi.

47. Neritan Ceka: Nuk ka faj njeri. Jetojmë në kohën e Haxhi Qamilëve. Vetëm në Parlament janë nja 50 Haxhi Qamilë, mos të shtojmë edhe ata të qeverisë.

48. Sali Berisha, në bashkinë e Kamzës, 5 shkurt 2007:
Po shikoja lajmet, shikoja Edvin Ramën në bulevardin e Kombinatit. Po ecte pash më pash bulevardit të Kombinatit dhe takon papritmas, në mes të bulevardit, një gomar. Aty ku ju kishte premtuar se do të kalonte tramvaji, po kalonte sot vetëm veshgjati për ta përshëndetur ish-kryetarin. Pas 3 vitesh takohej me veshgjatin në të njëjtin vend.

49. Edi Rama për Berishën: Dua t’i kërkoj falje publike Pinokut, kësaj krijese naive të përrallave që e kam fyer pa të drejtë dhe krahasuar me Saliun.

50. Fatos Nano pas një mungese të gjatë në Parlament (2007), merr pjesë në një seancë për të mos djegur mandatin. Sapo hyn në Parlament, kryeministri Sali Berisha ishte i pari që e ngacmoi Nanon, duke e pyetur: Fatos, ku e ke pas celularin, pse s’më ke marrë njëherë? Dhe Nano ia kthen menjëherë: “Nuk kam pasur lekë në telefon, ndaj s’të kam marrë”.

burimi shqiperia.com
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë Empty Re: 50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë

Mon 16 Apr 2012 - 18:33
Edhe humorin e kane te rrjedhur, jo vetem trrute... 50 batutat më të bukura të politikanëve shqiptarë 81192
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi