Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Skuadrat e “zemrës” së politikanëve Empty Skuadrat e “zemrës” së politikanëve

Sun 17 Jun 2012 - 20:26
Kreu i shtetit, si një tifoz “fanatik” i Juventus, në Botëror bën tifo për Italinë e Prandelit. Kryeministri Berisha, si frankofon, bënë tifozllëk për gjelat e Francës të cilët ky kampionat nuk i sheh më si favorit për fitore. Lideri i opozitës ashtu si presidenti Topi, do të bëjë tifozllëk për Italinë duke pasur në krahun e tij edhe paraardhësin në parti Fatos Nanon. Ndërkohë Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, bëjnë tifo për “tulipanët” holandezë. Anglia ka tifoz Erion Veliajn, ndërkohë që Gjermania do të mbështetet nga shumë deputetë, si Taulant Balla, Ditmir Bushati, Andis Harasani, etj.

1. Bamir Topi- President i Republikës, është tifoz me Italinë



2. Sali Berisha, kryeministri është me atë që fiton. Por anon më shumë nga Franca.



3. Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit, nuk është ndonjë tifoze e madhe, por i bashkohet preferencave të djalit dhe bashkëshortit, të cilët preferojnë Italinë.



4. Edi Rama, lideri i opozitës, bën tifozllëk për shumë skuadra, këtë vit është me Italinë.



5. Fatos Nano, ish-kryeministër, lideri historik i PS-së është tifoz “i çmendur” pas Italisë.



6. Ben Blushi, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë



7. Alfred Moisiu, ish-Presidenti i Republikës, tifoz me Italinë



8. Taulant Balla, deputet i PS-së, tifoz i “çmendur” i Gjermanisë



9. Ditmir Bushati, deputet i PS-së, është tifoz me Gjermaninë



10. Erion Veliaj, sekretar për Rininë në PS është tifoz me Anglinë



11. Majlinda Bregu, ministre e Integrimi, tifoze me Italinë



12. Arben Ahmetaj, deputet i PS, tifoz me Spanjën



13. Paskal Milo, kryetar i PDS-së me Gjermaninë,



14. Sokol Olldashi, ministër i Transporteve, është tifoz me Italinë



15. Blendi Klosi, deputet i PS, tifoz me Anglinë.



16-17. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë tifozë me Holandën që nga vitit 1988.



18. Spartak Ngjela, kryetar i PLD tifoz me Anglinë.



19. Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë



20. Aldo Bumçi, deputet i PD-së, ka qenë tifoz me Gjermaninë, tani është me Anglinë dhe Italinë.



21. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tifoz me Italinë,



22. Petro Koçi, kryetar i PSV ‘91, tifoz me Italinë



23. Lajla Përnaska, Deputete e PD-së, tifoze me Holandën që nga viti 1974.



24. Lulzim Basha, kryetari i bashkisë së Tiranës, tifoz me Holandën



25. Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së, tifoz me Anglinë



26. Andis Harasani, deputet i PS-së, tifoz i “thekur” me Gjermaninë



27. Neritan Ceka, kryetar i PAD-së, i pëlqen Gjermania



28. Marko Bello, deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë



29. Fatmir Xhafaj, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë



30. Spartak Poçi, ish-ministër i Transporteve, tifoz me Gjermaninë



31. Bashkim Fino, deputet i PS, tifoz i “thekur” i Italisë



32. Ylli Pango, ish-deputet i PD, që nga viti 1966 me gjermanët



33. Kastriot Islami, deputet i pavarur, tifoz me Gjermaninë



34. Pëllumb Xhufi, ish-nënkryetar i LSI, tifoz me Italinë



35. Gazmend Oketa, drejtues i FRD-së, tifoz me Gjermaninë



36. Aleksandër Biberaj, FRD, tifoz me Gjermaninë



37. Edlira Gjoni, FRD, tifoze e çmendur pas tulipanëve holandezë, madje Holandën e do më shumë se kombëtaren shqiptare dhe më shumë se Flamurtarin, madje edhe më shumë se partinë J



38. Gramoz Rucci, kryetari i grupit parlamentar të PS, tifoz me Italinë



39. Namik Dokle, deputet i PS-së, tifoz me Spanjën



40. Gjovalin Kadeli, deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë



41. Ardit Cela, sekretar për marrëdhëniet me publikun në LSI, tifoz racional pas Italisë



42. Ralf Gjoni, sekretar ndërkombëtar tek LSI. Tifoz i çmendur pas Italisë. Madje edhe ka qarë kur Roberto Baxho ka humbur penalltinë e finales me Brazilin në 1994.



43. Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, tifoz me Anglinë



44. Edi Paloka, deputet i PD-së, tifoz me Gjermaninë



45. Albana Vokshi, deputete e PD-së, tifoze me Gjermaninë



46. Klodiana Spahiu, deputete e PS-së, është tifoze me Gjermaninë



47. Erla Mëhilli, zëdhënëse e kryeministrit Berisha, ëhstë tifoze e flaktë me Italinë



48. Ridvan Bode, ministër i Financave, tifoz me Gjermaninë



49. Gerti Bogdani, deputet i PD-së, tifoz me Italinë



50. Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, tifoz me Gjermaninë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Skuadrat e “zemrës” së politikanëve Empty Re: Skuadrat e “zemrës” së politikanëve

Sun 17 Jun 2012 - 20:27
Detaje interesante nga EURO 2012

16 EKIPET

Ekipet finaliste të Euro 2012 janë Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Portugalia, Irlanda, Rusia, Spanja, Franca, Suedia, ku Polonia Ukraina e kanë prerë biletën si vende organizatore. Franca ishte fituese e grupit ku ndodhej edhe Shqipëria. Spanja është kampionia në fuqi dhe lufton të arrijë trofeun e tretë rresht, pasi ka fituar Euro 2008 dhe Botërorin 2010, çka do ta bënte atë të parin ekip me këtë arritje.

LOGOJA DHE SLOGANI

Slogani i kompeticionit të Euro 2012 është “Të bëjmë historinë së bashku”. Slogani reflekton faktin se, Polonia dh e Ukraina ishin të bashkuara në të kaluarën, si në vend i vetëm, ndërkohë që tani përfaqësojnë ambiciet e dy vendeve lindore që synojnë të bëjnë performancën më të mirë në historinë e Kampionateve Europiane. Logoja zyrtare e turneut u zbulua në një mbrëmje speciale, në Kiev, më 14 dhjetor 2009. Ajo ka motive vizuale të identitetit të Ukrainës dhe Polonisë. Format e artit simbolizojnë natyrën dhe zonat rural të dy vendeve.

MASKOTI

Slavek & Slavko janë emrat e dy binjakëve të maskotit zyrtar të Euro 2012. Ata përfaqësojnë futbollistët polakë dhe ukrainas të veshur në ngjyrat e uniformave të dy vendeve. Maskoti u prezantua në dhjetor të vitit 2010. Në fakt, qysh nga viti 2008 u hap një votim në lidhje me ermin që do të kishin dy binjakët: “Slavek dhe Slavko”, “Siemko dhe Strimko’ dhe “Klemek dhe Ladko”. Maskoti u dizenjua nga kompania e njohur amerikane “Uondër Bros”.

TROFEU

Trofeu filloi udhëtimin e tij në qytetet mikpritëse shtatë jave përpara fillimit të turneut. Më 20 prill 2012, nisi edhe turi i prezantimit të trofeut në Poloni (Varshavë, Vroklav, Gdansk, Poznan, Krakov, Katovicë dhe Lodz) si dhe në Ukrainë (Kiev, Ivano-Frankvisk, Dontesk, Dnipropetrovsk, Lviv, Odesa). Vlera e trofeut të bërë nga argjend të pastër është 20 mijë euro. Lartësia e tij është 60 cm, pesha 8 kg.

KËNGA

Kënga zyrtare e Euro 2012 quhet “Verë pa fund” dhe këndohet nga gjermania Oseana. Melodia është kompozuar nga Rollo Armstrong. Kënga zyrtare polakë për këtë kampionat është “Koko Euro Spoko’, e kënduar nga grupi folklorik Jarzebina. Gjithashtu, Irlanda kompozoi këngën “Rruga e ashpër drejt Polonisë”.

Tetë stadiumet e finaleve

Takimet do të zhvillohen në tetë qytete dhe stadiume, katër në Poloni dhe katër në Ukrainë. Stadiumet në Poloni ndodhen në Gdansk, Poznan, Varshavë and Vloklau; në Ukrainë ndodhen në Dnipropetrovsk, Donetsk, Kiev dhe Lvov. Sipas formatit të aplikuar dhe në Euro 1992, Euro 1996 dhe Euro 2008, secili nga katër grupet do të luajë në dy stadiume secili. Gjashtë nga tetë stadiumet janë të rinj, ndërkohë që dy të tjerë kanë bërë rikunsktruktime masive, për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga UE
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Skuadrat e “zemrës” së politikanëve Empty Re: Skuadrat e “zemrës” së politikanëve

Sun 17 Jun 2012 - 20:27
Shpesh thonë se janë “dribluesit” më të mëdhenj. Ka syresh që në aktivitetin e përditshëm vënë në funksion strategjinë “mbrojta më e mirë është sulmi”. Thuhet për ta kur rrinë një kohë të gjatë pa dalë në publik se janë ulur në stolin e rezervave. Po ashtu çdo veprim i tyre i suksesshëm ose jo, cilësohet herë si gol e herë si autogol. E gjithë kjo sa u tha të krijon përshtypjen menjëherë se bëhet fjalë për futbollistët të cilët kanë specialitet të tyre driblimin me topin, luajnë në sulm a në mbrojtje dhe shpesh bëjnë gola dhe ndonjë herë edhe autogola. Por në të vërtetë bëhet fjalë për politikanët të cilët veç pasionit dhe profesionit të politikës, janë edhe tifozë të futbollit. Politikanët më të rëndësishëm në vend tregojnë se cila është skuadra e tyre e zemrës. Duke filluar nga Presidenti i Republikës Topi, kryeministri Berisha, shefi i opozitës Edi Rama, ish- kryeministrat, Nano, Meta dhe Fino, deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, tregojnë skuadrën për të cilën dëshirojnë që të ngrejë Kupën e Evropës më 1 Korrik. Shumica e tyre janë me Gjermaninë dhe Italia, por nuk mbetet më pas as Anglia apo Spanja. Gjithsesi me Italinë apo me Gjermaninë, apo me Holandën, me Spanjën apo me Anglinë, e rëndësishme është fakti që ky muaj nuk do të jetë më i fokusuar tek kampionati i politikanëve tanë, por këta të fundit do të jenë gozhduar përpara ekranit për të ndjekur kampionatin e vërtetë, atë që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Pa dallim partish a bindjesh, është një kampionat që do të mbledhë qeveritarë e opozitarë dhe ne së bashku me ta, për të parë kampionin e ri të botës në futboll.
Sponsored content

Skuadrat e “zemrës” së politikanëve Empty Re: Skuadrat e “zemrës” së politikanëve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi