Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sërish dyshime mbi skuadrat shqiptare Empty Sërish dyshime mbi skuadrat shqiptare

Sat 23 Jul 2011 - 14:25
Sërish dyshime mbi skuadrat shqiptare Skenderbeu-flamurtariarkiv
Zhgënjejnë edhe në Europa Ligë skuadrat shqiptare të cilat u eliminuan të treja, Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari.

Tirana shënoi e para në këtë takim të dytë me Spartak Tërnavën por shumë shpejt skuadra sllovake barazoi dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur takimin në 3-1 e në të njëjtën kohë duke mos i dhënë mundësinë bardhebluve as t’i shihnin aksionet e kundërshtarëve e jo më të reagonin.

Një humbje që nuk përmbush as këtë herë objektivin e tyre historik, atë të kalimit për në raundin e tretë. Akoma më dramatik ka qenë eliminimi për Vllazninë.

Skuadra shkodrane ishte në avantazh deri në minutën e 89-të pas golit të Sukajt, që në minutën e 14-të të pjesës së parë.

Më pas vendasit shënuan 2 gola brenda dy minutave, duke nxjerrë jashtë skuadrën e Josës, e cila gjithashtu besonte sërish në një kualifikim historik për në raundin e tretë të kupës Europa Ligë.

Sa i përket Flamurtarit, cdo gjë ishte e paralajmëruar edhe pse jo një humbje 5-1. Vlonjatët të shthurur në prag të kësaj ndeshjeje të kthimit me Jablonecin, me 4 lojtarë të larguar pak ditë përpara dhe me trajnerin Magani drejt largimit, pësuan edhe 5 gola në ndeshjen e dytë, vec dy golave disavantazh që kishin nga takimi i parë.

Në total 7-1 u mbyll rezultati i përgjithshëm për skuadrën e nënkampione të Shqipërisë, që bën një figurë edhe më të keqe se ajo e kthimit me Buducnostin në Vlorë.

Sigurisht, nuk përjashtohet nga kjo paraqitje shumë e dobët edhe kampionia Skëndërbeu, e cila u eliminua që në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, me një rezultat të përgjithshëm 6-0 nga Hapoeli i Qipros.

Ashtu si cdo sezon, me kaq mbyllen aventurat europiane për skuadrat shqiptare, të cilat sërish tregohen në rastin më të mirë të dobta, për të mos vazhduar me aludimet e tjera, megjithëse golat e pësuar të të katërta skuadrave janë thuajse pa mbrojtës në secilin rast.

Ndoshta dikush mund të thotë se ky është niveli i kampionatit tonë, por një skualifikim i tillë, që hedh poshtë të gjithë mundin e një sezoni është vërtet i turpshëm për ekipe të cilat kanë një buxhet vjetor mesatarish 1 milion euro e lojtarë që paguhen me dhjetra mijra euro. E për cfarë, për të fituar kupën 50-mijë euroshe të Superligës?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi