Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dyshime në aftësinë e Greqisë për rimëkëmbje Empty Dyshime në aftësinë e Greqisë për rimëkëmbje

Tue 26 Apr 2011 - 8:34
Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian grekëve do t'u duhet t'i përballojnë problemet e tyre të huave pa ristrukturimin e tyre. Një ristrukturim i tillë (heqja dorë prej kreditorëve ose zgjatja e shlyerjes së kredive) mund të përjashtohet përfundimisht në Greqi, theksoi komisari i monedhës Olli Rehn në takimin e ministrave të financave në Gödöllö të Hungarisë. Ka një program bindës reformash të qeverisë së Athinës, i cili duhet zbatuar, tha Rehn. Nga ana tjetër ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble tha, se është e paparashikueshme, nëse zgjatja e vendosur para pak kohësh për kohëzgjatjen e kredive të ndihmës mjafton për t'i bërë të kontrollueshme deficitet e vendit. Ai shtoi, se aktualisht nuk donte të spekulonte për ristrukturimin e huave shtetërore greke. Revista informative e Hamburgut "Der Spiegel" shkruan, se ministrat e financave të shteteve të rëndësishme të eurozonës kanë shprehur gjatë një konference telefonike dyshime, nëse me gjithë programin e tyre të rreptë të kursimeve grekët janë në gjendje ta mbajnë vetë barrën e huave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi