Rona Nishliu: Nuk jam në festival për Eurosongun
Wed 28 Dec 2011 - 14:41
TIRANE - Shpërthyese dhe e ndjeshme, interpretimi i Rona Nishliut në natën e parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevionin Shqiptar u konsiderua thjesht si i mrekullueshëm. Rona Nishliu siguroi kështu biletën për në natën finale, por para kësaj bëri për vetë publikun, që e ktheu në skenë me duartrokitje falë kombinimit të saj perfekt, një tekst, tekst e një muzikë, muzikë. Larg thashethemeve, kulisave apo fjalëve se kush do e marrë këtë herë, ajo është në Tiranë vetëm për të dhënë më të mirën e vetes. Nuk do t'ia dijë se çfarë thuhet lart e poshtë, pasi ajo siç tregon vetë e ka arritur "çmimin" e saj, duartrokitjet e publikut. Në një intervistë të shkurtër, ajo na tregon fabulën dhe idenë e këngës dhe arsyet e pjesëmarrjes në të 50-in edicion të festivalit të këngës shqipe.
Natën e parë të festivalit, ju ishit një ndër tre këngëtarët e duartrokitur më shumë. Si ndjeheni?
Faleminderit për vlerësimin, ndjehem shumë mirë. Nuk e kam parë ritransmetimin dhe nuk di ç'të them. Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe skena është një përpjekje e vazhdueshme. Publiku më transmetoi shumë emocione kur më duartrokiti pas refrenit të parë. Kënga është shumë personale dhe e kisha pak të vështirë ta përballoja emocionalisht, por falë publikut, orkestrës fantastike që kisha pas dhe punës së palodhshme deri në detajet më të vogla, të të parit të orkestrës maestro Shpëtim Saraçi dhe dirigjentit të këngës maestro Alfred Kaçinari mendoj që performanca ishte e bukur. Kënga ime nuk është një këngë tipike festivalesh, nuk është këngë që pretendon diçka të caktuar, as një këngë me të cilën erdha të shfaq ambiciet e mia. Kam ardhur thjesht të paraqes veten time tek publiku dhe të reflektoj rezultatin e kësaj periudhe të jetës sime. Pjesë e saj janë njerëz të rinj por edhe në moshë të shtyrë, që presin diçka nga rrethi ku jetojnë, po asnjëherë nuk marrin atë që presin, pavarësisht se kanë të drejtë. Sot nuk mjafton të kesh të drejtë e të jesh i drejtë që të kesh atë që meriton. Më vjen mirë që u ktheva në skenë nga duartrokitjet dhe jam e lumtur. Unë e arrita atë që desha sepse kjo ishte ajo që desha. Më shumë se kaq, natyrisht do ishte shumë bukur, por kthimi në skenë dhe përjetimi i atyre emocioneve mes duartrokitjesh të forta ishte mjaft për mua.
Pse e quajtët personale këtë këngë që nga titulli "Su-us" (personale)?
E quajta personale sepse në këtë moment nuk më pëlqen t'iu referohem historive të të tjerëve apo të këndoj për to. Dua të jap sa më shumë nga vetja e kjo më duket më madhështore. Dikush mund ta interpretojë si shumë vetjake, por unë them se njeriu jep me sinqeritetin më të madh atë që është e tija. Duke iu referuar këtij cikli të aktiviteteve dhe jetës sime aktuale, vendosa të shkruaja ca rreshta që identifikonin realitetin që ndjeja unë. Edhe pse duket si fabul dashurie është vetëm metaforë. Vjen një moment që njeriu do të bëjë një revoltë. E për mua më e pastra ka qenë të qaj. Vendosa t'ia jap këtë publikut sepse e qara është gjëja e parë, më e pastra dhe më e sinqerta që njeriu bën në jetë. Ndoshta dikush e komentoi si diçka të errët, por unë atë ndjeja dhe mendoj se secili duhet të japë atë që ndjen,jo atë që mendon se ndjen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm ndaj tyre.
Në këtë festival kanë marrë pjesë shqiptarë nga disa treva, ashtu si edhe nga Kosova. Çdo vit ka pasur thashetheme për fituesin e po ashtu ankesa në përfundim të tij. Këtë vit, Teuta Kurti dhe Linda Halimi deklaruan se nuk do marrin më pjesë, duke qenë se nuk kanë besim tek juria... Ju jeni këtu. Keni besim apo nuk iu intereson çmimi?
E thashë edhe në fillim, pa më pyetur ju diçka për të, edhe pse është e pritshme që një pyetje e tillë t'i drejtohet çdo shqiptari që s'jeton në Shqipëri. Sidoqoftë, unë nuk erdha të pretendoja as për ambicie, as për Eurosongun,unë çmoj jashtëzakonisht shumë festivalin e RTSH-së, prandaj u bëra pjesë e tij. Unë mendoj se ky festival në kohëra të vështira ka shërbyer si një platformë e rëndësishme e këngëtarëve, e zërit dhe e muzikës, e ndjenjës, e rrethanave. Edhe atëherë kur me gjasë çdo gjë po kontrollohej, ca gjëra nuk u mbajtën dot brenda kornizave, se arti shkon gjithmonë përtej dhe kjo është më ë bukura. Ky festival ka shërbyer si platformë shumë e rëndësishme për shumë këngëtarë nga Kosova në vitet '90-të, në atë periudhë të vështirë që Kosova pati dhe këta muzikant, këngëtarë, kompozitorë e tekstshkrues, bënë shumë sakrifica për t'u paraqitur duke mbyllur sytë para gjithë rreziqeve. Udhëtuan me orë të tëra përgjatë destinacioneve të pakalueshme madje kaluan edhe kufij të paligjshëm! E bënë për të dëshmuar që kjo është e vetmja mënyrë për të treguar që jemi bashkë dhe jemi një. E tani, kur ne jemi të lirë dhe jemi bashkë apo pretendojmë të jemi bashkë, kur kemi një rrugë që na bashkon dhe na afron këtë duhet shfrytëzuar. Kemi një festival me 50 vite traditë dhe më vjen keq që jam e vetmja pjesëmarrëse nga Kosova.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi